Çdo rrugë e ka fundin mes fillimit e nyjës mitike
E kjo është biografia ime e mbetur peng në kohë
Do ta rrëfejë çdo gur e çdo rreng të rëndë
Dredhi ose diçka tjetër të keqe për ty dhe mua
fshehurazi dikujt për ta vënë në gjendje të vështirë
herë në këtë ngjyrë e herë tjetër në këtë mënyrë
ja ec tashmë gjithherë mes dy stacionesh mistike
e rruga e gjatë më del gjithnjë më e shkurtër
e dhembja më e madhe më çel varrë të dashurisë
e thellësia më e madhe më del varfëria
etja për ëndrrat për fije më lëshon për çdo çast
e unë hesht dhe vetëm i shikoj shelgjet te varret