Kur qeshin fëmijët,
dielli na duket më i madh. Kur qeshin fëmijët,
prindërve një dorë u fshin shqetësime.
Lodhjet bëhen lule,
këngët s’kanë mbarime,
kur qeshin fëmijët e tokës sime dhe gjithë fëmijët anekënd botës.
Botën shumëlloj ngjyra ylberi, do ta pikturoj dhe në çdo ëndër fëmije do të kaloj e bukura e pafajsis së tyre.