Jemi edhe sjemi
Njëri tjetrin e duam edhe se duam
Po t'a kishim dashur më shumë
Bashkimin e kombit
Teritorëve shqiptare
Qysh moti
Do ta kishim harruar.
Përderisa nuk e duam njëri tjerin
Edhe miqtë tanë i deshprojmë
Bashkimin kombëtar ta harrojmë
Armiqtë gëzohen pa masë
Evropa na gënjen
Si çdo herë thotë se na donë
Por Serbinë kundër nesh e ndihmon.
Përderisa një gjuhë e kemi
Por, flasim në gjuhë tjera
Nuk kuptohemi n'mes veti
Shqiptarë vertetë ëmrin e kemi
Nënë Teutën
Bobë Agronin
Fole Kosovën
Por kështu
Nuk mund t'i shërbejmë kombit
Ta ndërtojmë Atdheun
T'nderojmë dëshmorët
Gjakun e tyre që dhanë
Për lirinë
T'cilën
Pas kaq shumë vitësh robri
Ne sot e gezojmë!