Syt e tu shkëlqejnë si qiell
Goja jote mjaltë tajon
T'kujtoj me admirim
Një buzëqeshje ti më falë
Pamja jote m' kujton mall.
N'mes kopshtëve kur t'shiqoj
Rroki pendën pakë mendoj
Afroj brushën n'tas me ngjyrë
T'përshkruj pamjen n'pejsazh
Dashuria rrjedh si lum
Shpesh me shtihesh n'ëndërr n'gjum.
Çdo pejsazh është poezi
Poezia është pejsazh
Kur të dyja bëhën bashkë
Dashuria ngritet lartë
Thash e thematë treten pas .
Gjoksi yt po t'me është pranë
Shpirti me kallet si n'zjarr
Një shqetësim mu m'kaplon
Filloj tretem në nurin tend!
Kokën ulur thellë mendoj
Nuk e di sa do t'jetoj
Shpirti im do të jetë gërmadhë
Nëse fati s'na bashkon
Brusha thahet n'tas me ngjyrë
Poezia këngë s'këndon
Penda ndryshkët n'errësirë
Jeta bëhet varr n'shkretirë.