Grua te vramë
Në ditën që u linde
Ishe qikë jo djalë
Grua të vramë
Ditën që të martuam
Tê vumë një shami të kuqe në kokë
Me burrin plak kunorë të bëmë
Grua të vramë prapë atë ditë
Kur për të katertën herë
Solle në jetë pësëri një qikë
E jo djalë trashëgimtar
Grua çdo ditë të vrasimë
Çdo ditë lakun në fyte ta vëmë
E ti çdo ditë rilindë nga hiri yt
Si zogu feniks
Për të ndërtu nje botë më të mirë.