Ti u shkepute si Ylli nga Qielli,
Në Pranverë zbrite në Kosovë,
Qe t’i sjellesh dritë Ilirisë.
Punën e zgjodhe për qelizat e
e shpirtit,
Humanizmin e jetës për
letërnjoftim.
Edhe në Atdhe të huaj,
Hënën e preke me duar,
Njerëzimit i dhe ajer
dhe oksigjen,
Atedheun e nënës nuk e
harrove kurrë!
Eja sa më shpesh ne Kosovë,
Sepse u duhesh edhe luleve,
Te çelin sa më bukur dhe
me aromë.
E ujë gurgullonjës të të buron,
sa më rrjedhshëm,
Dhe të flladit shpirtin e etur të
Njeriut tonë.
Ti, o im vella
I duhesh edhe Iirisë,
Edhe vargjeve të mia se u
jep shpirt,
U jep hijeshinë!
Je portret yni diellor,
Tek ti qëndron vizatuar,
Bukuria e agut mëngjesor....
ASKUSH SKA TË DREJTË
Të shkel mbi vlerat tua,
Ta ndaloje fjalen e lirë,
Të njollos karakterin tënd,
Tê humbas në erresirë.
Ska të drejte ta fsheh diellin,
Të ben ta duash terrin,
T‘i vë perde qiellit,
Ta shieh të zi ylberin.
Ty që driten e ke në shpirt,
Ty që diellin e ke në sy,
Ty që e ndriqon erresirën,
Ty që ylberit i jep ngjyren.
Se je nënë, se je femër,
Ke fuqine e dashurisë
Ne histori ke shenuar emër,
TI JE RRËNJE E NJËRËZISE.