Derë më derë në çdo skaj bote
Shëtis vetëm me plot guxim
Porosia që ju më lini
Është amanet i shpirtit tim
Sa fort edhe shpirtin ma besoni
Ma besoni çdo gjë të vërtetë
Unë e ruaj në brendësi
Edhe atëherë kur të jeni tretë
Kam shumë barrë unë letra juaj
Me të vërtetë me rëndësi
Ma lehtësoni pak këtë punë
Mos më jepni shumë porosi
T'gjithëve ju dua unë
Siç ju të gjithë më doni mua
Por jo gjithmonë më janë të çmuara
Edhe ato që ti m`i thua.
Derë më derë në çdo skaj bote
Shpirtim im porosia jote
Kujdes se çfarë më thua
Don a s'don gjatë unë me jetua.