Sot qendrën e qytetit
Vërtet të teren e dridhe
Qëllimin e njëjtë e keni
Vetëm për karrigë bythe
Dikush nga lakmia
Të tjerë edhe nga hatëri
Me çekana dhe kazma
Mungoi vetëm drapëri
Foto dhe skena të tilla
Nuk i kërkon dot” loja”
Lakmisë për karrigë
Kaherë i ka dalur boja
Herë njëri e herë tjetri
Me llafe bosh e të gjata
Askush nga ta nuk e dijnë
Çka pjellë sonte nata.