Kemi humbur në këtë mjegull
Askush nuk na sheh duarngjitur
Edhe nata e kaltër duket e braktisur,
Nga dritarja shikon qent endacak
Janë quar peshë hienat e moçme
N’mes vetullave me kryqa të zi,
Cila orë po vjen, botës t’mi ngjanë
Në prehrin e kësaj loje të bezdishme
Si urithi galirojnë dhimbjen e saj.
Ti thuash vetës brejtës, nuk ia vlenë
I dejur si i përmbyturi në mes oqeanit,
Spërkatësh nga lakuriqat kancerogjen.