Sikur e ndjeva dorën tënde
Mbi supin tim
Eh, ç`pyetje të bëra Ty
A është imagjinata ime
Apo vërtetë ishe Erna Ti
Sonte
Sikur e pashë ftyrën tënde
Të buzëqeshur
Në derë më erdhe si Hyjni
Sa kisha dashur
Edhe një herë të vetme
Më gjithë fuqinë e shpirtit
Të përqafoj
Ta shuaj këtë mall
Që kam për Ty
Sonte
Sikur e dëgjova zërin tënd
Mami më thirre
Nga një largësi
Sa kisha dashur
Të jamë afër teje
Të shtërngoj fort në gji
Të flinim
E të ëndërronim
Së bashku
Të fluturonim të dyjat
Në përjetësi.