(Natën e Madhe të Vitit Ri 2022 laptopi Im piu raki dëllinje)
Natën e Madhe, të Vitit Ri 2022
«Hakerët », e sulmuan Laptopin?!
Me, metoda policore partiake.
Nuk mund ta hap, Sot: marr lajme:
Nga gazetat. Portalet elektronike.
Rrugë, Dalje, për shtigje. Edhe :
Sot, m’i fshinë shkrimet. Librat
Urimet! Nuk ka problem. Çeliku:
Përsëri, do t’i shkruaj ato Libra.
Urime, Nesër! Nese, jemi gjallë?!
Shkaku, se: i dhashë, raki Dëllinje
Natën e Madhe të Vitit Ri 2022:
Dhe, vdiq. Sonte, nuk merrte frymë.
Ditën e Nesërme, i them Djalit
Vdiq. Iku. Ka pi raki Dëllinje?!…
(Hajni i Grave Besnike)
Mikja Di, me mesazh më shkruan
Natën festive të Vitit Ri 2022:
Je , HAJN. PSIKOPAT. Bërllok?!
I përgjigjem: Po, jam hajn i grave besnike
Pot, jo : edhe parave pista. “Haramit”.
Dhe, i dua gratë e “burrave”. Azgane!
“Burrave”, me brekët mbi pantollona:
Gra, që, më japin gji. Fuqi për Luftë
Poezi. Dashuri. Liri, fushave. Maleve.
Nuk ka problem, pse ato sot më shajnë
Portaleve elektronike. Dhe, Facebook:
Tradhtar. Shkaku, se: nuk jam mik i tyre
Megjithatë, Unë si Poet: ende i dua!
Vitin e Ri 2022, pa zbukurime. Drita
Dhe, Babadimër në “Bit-Pazar”. “Çair”:
E prita me grushtime të Babadimrit
Veshur me ferexhe të zeza, “artistike”...
(Tri Hojdodole* i rrëfehen Gruas Besnike)
Tri Hojdodole, më spiunuan në jetë:
Epara: tek Gruaja ime Besnike:
Duke e hequr veten si mike e saj?!
Edyta: rrufjane. Tek, Burri i saj hadum
E dalldisur. Dhe, arratisur, në Prishtinë .
Rastësisjht, e takova në Hotelin “Grand”.
Edhe. më tha: Rrugaç, ki kujdes! Burri
Tek Ti, është paraqitur,në Shtëp i:
Edhe, ballafaqohesh me Gruan besnike.
Edhe, kur u ktheva në Shtëpi, Gruaja
Më tregoi për telefonatën. Pasmesnate,
Natën, vonë me telefon paraqitet burri:
Gruaja ime besnike, është te ju si mike?!
Jo, o burrë i përgjigjem. Nuk, është sonte
Po, si të duket: Gruan time, kërkoj te ti?!
Rastërisht, Xhadinë e takova në Prishtinë
Po, nuk ka qenë me Mua, as në “Grand”.
Etreta Mikja Di: Pas një zënke xhelozie
Para syve sekretares, volli si e çmendur.
Se: Unë “Biserin” e kisha bërë bordel
Me gratë besnike të Nënës Parti Politike?!
Edhe, e “çmendura” m’i shau: Nanë e Babë.
Dhe, se do të ma djeg edhe “xhipin”
“Korando”, në kopështin përpara Shtëpisë.
Heshta. Ajo, edhe më shumë shpërthente
Si, e çmendur. Edhe, arrogante. Xheloze.
Po, kurrë! Asesi, nuk më shkoi mendja, se:
Ajo, do t’i rrëfehet edhe Gruas Besnike.
Denocimeve. Sharjeve, se: jam i poshtër
Dhe, me Të i kam shëtitur Trojet Shqiptare.
Gruaja, e kishte qetësuar. Askush, nuk e di
Cila, është Mikja e tij me Dy shtama verë:
Edhe, ishin pajtuar, mos më tregojnë Mua.
Po, një mik i imi më thotë: Kalosh, e pash
Gruan Tënde, me Miken Di të Poezisë?!
Iu përgjigja. Nuk di gjë. Heshtje, erotike.7
Ditë më vonë, e gjeta rastin dhe i thashë
Gruas besnike: Keni pi kafe me Miken Di?!
Po, tha. Edhe, të ka sharë se: Ti, je i poshtër
Mashtrues. Dhe, me Ty ka shëtitur Ditënatën
Vendeve, hoteleve. Trojeve Etnike Shqiptare.
Mezi, në fund u pajtuam me Takimin xheloz
Mos të të tregojmë Ty. Dhe, i pagova kafetë...
1. Grua me të meta psiqike.
(Padashtas u martova edhe me Pandeminë)
Në Jetë, pata Gra besnike. Azgane
Zoti, apo Nëna Parti m’i përcolli:
Pa Nuse në koçi. Krushq maleve.
Nuk ka problem. Hazdisur, fushave
Dhe, Gruas “armike”: Pandemi.
Nuk ka problem. Unë, i dua gratë
Edhe, ua kam parë “hajrin” në poezi.
Qoftë në komunizëm. “Demokraci”
Edhe Sot, me Pandemi pas porte?!
Lufta vazhdon, pa Gratë besnike
Me, Koronavirusin. Pandeminë!7
Unë, pa to nuk do t’i kisha librat:
Zonjën Vdekje do ta marr për Grua,
Rrugaçja, Koronavirusi, Hënorja,
Burri Grave (poezi, autobiografike).
Shkaku, Grave të mia besnike: Rrugaçe
Padashtas, u martova me PANDEMINË...
(Gruaja Besnike)
I dëbova armiqtë rreth Meje. Edhe, Miken
Vetëm, Poezinë: Asesi, ta përzë. Nuk ikë.
Është Grua Besnike. E do Burrin!...