Bora, asesi nuk e kishte mendjen, Sot:
Tinëz, të vijë në Shkupin Historik:
Pa Tri hojdodolet me shami për brezi:
Lidhur, mu, si te Marsi: Muaj i trëtë?!
I çuditshëm, me: erë. Shi, të vërtetë:
Stuhi, Breshër. Dhe, borë, në Bjeshkë.
Sot, kur, Tri Plakat: me gjithë dhenë
Malit, dolën, në “pranverë”. Diellrreze
Me atë, këngën patriotike historike:
”Mullizeza zogjt i celi, na marsh te keqen
Mars kaceli”… Edhe, këtë muaji Mars
E ngriu me të gjithë zogjtë e saj në fole.
Gjatë bisedës njëra nga plakat i ngriti këngë
Muajit Mars, duke i thënë se, tani dimrin:
E hodha, e i merrte të keqen. Këngën e kënduan
Të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi:
Dhe i ngriu me akull, mes maleve! Thonë, se:
Plakat janë ngurtësuar. Dhe, çdo vit në mars
Bie, shumë shi. Borë e ftohtë, shtatë ditë.
Të dielat e Marsit
(Në stilin e autorit të kësaj poezie)
O, këto të dielat e Marsit, këto të dielat e Marsit
Edhe, “xhumave”, në qytete. Kudo,: në Shqipëri.
Dhe, të Prillit. Këto të dielave, post moniste,
Që. ecin rrugëve të qytetit tim, veshur me të zeza.
Këto të diela, kam frikë mos hyjnë në jetën time
Si Plakat e Marsit. Dhe, ma ngrijnë Pranverën.
O, i kam frikë të dielat e Marsit.. i kam frikë
Edhe të dielat në kishë. Lutjeve para Krishtit.
Marsi, u hidhërua. Edhe, iu lutë vëllait prill:
Prill, bre vëlla! O, m’i jep Tri ditë hua!
T’i shuaj Plakëkeqet, me gjithë çka kanë!
Dhe, i ngriu Plakëkeqet mes maleve
Diell. Shi. Stuhi. Borë. Dhe, akull.
Plakat, i gurëzoi te stanet, në Bjeshkë...
Shkup, 10 janar 2022