Herë më ike herë të ika
në mes nesh qeshej frika
herë të mora herë më more
shuajtëm urinë me një kore
herë më zure herë të zura
në rrugëtim ndërtohen ura
herë të prita herë më më prite
në terr nate në ag dite
herë të qesha herë më qeshe
në katër vargje e në treshe
herë më ike e herë të ika
në mes nesh qeshej frika...
Nuk desha
nuk desha të përfundojë gjithçka kështu
as buzëqeshje e ngrirë në buzë as në sy loti
desha të pushoj(përjetësisht)në krahët e tu‘
edhe në ditët e ftohta kur herë qan herë qeshet moti...
Lindin e vdesin breza
pranverat vijnë e ikin
nga qielli shuhen yje
stinët e sjellin gripin
frika bēn shëti në pyje
fluturat bëhen ëndrra
ëndrrat bëhen flutura
në pritje zhduket zhgjëndrra
dhe vegimet e kēputura
hijet lëvizin gjithandej
të bardha pa ngjyra të zeza
në botën tonë këtej
lindin e vdesin breza...
Hene e verdhe
hene e verdhe vare ne dritare
ti e qete ne shtrat ben gjumin
enderr e qendisur me fanfare
tej per tej kapercen lumin
enderr e zgjatur bere terkuze
hena fshehur matan malit
gaz i embel te zbret ne buze
tek i puth buzet e mallit...
Bashkë
jo se nuk deshe jo se nuk desha
jo se nuk qeshe jo se nuk qesha
jo se nuk do jo se nuk dua
të pijmë ujë burimi bashkë në një krua...