Sa herë shkoj lart, gdhihem e kthehem
Marr natyrshëm pak Tërbaç me vete,
Dhe pse jam me thinja, përkëdhelem,
Se nëna më pret: “Erdhe, a të keqen!…”
Është ajo e ngrohta që më hap derën….
Që kur shkoj, bëhet sa shtatë male,
Në lotin e saj lexoj dimrin dhe verën,
Kur iki, tkurret si thërrime bukëvale…
E lashë nënën me një shoqe moshatare,
Vjet qenë tri plaka, dy këtë vit;
Në shtëpi - zjarri ndezur me tym të bardhë,
Dhe loti - liqen mallëngjimi me dritë…