I.
Kjo tokë
Nëpër të cilën hecim ne sot
është e mbushur me lavdi plot
Kjo tokë
Që zgjon erën në ag-
e mbushur plot lavdi
n’çdo derë e n’çdo prag
Kjo tokë
kurrë s’bëhet e huaj
për të jap dhe kokën,
me çdo çmim e ruaj
II
Mbi tokën time arbërore
Hapërova së pari
ku varret i ka i pari
Mbi tokën time dardane
Në Pranverë rrezet vezullojnë
e lumenjtë gurgullojnë
Mbi tokën time me vlerë
Fluturojnë shqiponjat në qiell si përherë
s’pushojnë asnjëherë
Mbi tokën time
Legjenda dhe balada këndohen
dhe këngët kreshnike për të kurrë s' mbarohen
Mbi tokën time
Në atdheun tim,
Alpet Shqiptare plot bardhësi, zbardhëllim
Mbi tokën time
Lulëkuqja harliset,
në qiell kokën lartëson,
e mua poetit zemra gjak m’pikon
Toka ime
E dashur dhe më e mira,
e ngjyer me gjak nëpër turbullira.