Në jetën tonë gjithnjë, o Kryetrim,
Me vëllezërit dy jubile kemi kremtuar.
Pesë shekuj pas rënies në amshim,
Dhe Fëmijët me emrin tënd i kemi pagëzuar.
Edhe pas një qind shekujve që vijnë
Përsëri për stërnipërit do të ketë jubile.
Përkrenarja me shpatën fort do të ndrijnë,
Dhe në krye të trimave do të jesh Skënderbe.