“Sapo i jam bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës"

Kultura

“Sapo i jam bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës"

Nga: Ilir Muharremi Më: 19 janar 2022 Në ora: 08:09
Kopertina e librit

“Sapo i jam bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, - i thashë.

“I je futur ushtrisë, atyre njerëzve nuk u plas për ty. Çfarë po mendon?”, - më tha dhe e ngriti zërin e tij të thellë.

“Thjesht... nuk kisha ndonjë ide më të mirë.”, - i thashë. U mbështet për karrige, e hapi pak gojën, jargët i shkonin, por rrinte disi në mendime.

“Por... A ke guxim t’ia drejtosh dikujt armën në kokën, dhe t’ia hedhësh trutë në erë? Do të jesh mirë.”, - më tha, teksa çonte gllënjkat e uiskit, fjalët i ngatërroheshin dhe gjuha e tij dukej si e trashur nga dehja.

Ai ishte tapë i dehur.

“Duhet të shkoj, të fle se është vonë.”, - i thashë. Lokali ishte i zbrazur.

Dëgjohej vetëm një muzikë e lehtë. Ky tipi donte shoqëri, tamam sikur një i dehur i cili ngjitet pas një fjalie dhe e kërkon fjalinë tjetër. “Çfarë?

"Nuk ke me çka të shkosh, të çoj unë.”, - më tha.

“Mund të ngasësh?”, - e pyeta.

“Nuk diskutohet, plak. “, - më tha..."

Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat