Edhe vjen edhe nuk vjen
si liria jonë e mëngët
rrugën edhe e gjen edhe nuk e gjen
as s‘të bartin ndjenjat as këmbët
edhe nisesh edhe nuk nisesh
kalon lugina të gjelbërta e maja malesh
në ëndrrat e djegura në gjepura fisesh
kur vrapon tmerrshëm e nuk ndalesh
edhe kur pret edhe kur nuk pret
atje ku pritet edhe ku nuk pritet
ndjenjën e zgjon dhe sërish e vret
në shekujt që ikin gjithçka përseritet...
Mos
mos e vrisni ëndrrën e gjumit
mos e ndërroni rrjedhën e lumit
mos e braktisni dheun e arës
mos e helmoni majën e farës
mos e rrëzoni shtëpinë e babës
vjen verë e nxehtë e digjeni prej vapës
mos, o mos e thërmoni gurin e pragut
se irnoset dielli e ngjyra i zbehet gjakut...
As si hënë e as si hije
as si hënë e as si hije
imazhi yt më nuk fanitet
veç si ëndërr dashurie
vjen ngadalë e përseritet
as si rreze as si diell
më nuk shfaqesh si dikur
veç si re e zezë në qiell
dhe vetë ndjenjën e bën gur...
A do gjesh rrugën e kthimit
...dhe ikin ditët dhe ikin orët
ne eklipsin e trishtimit
frika ndezur ka semaforët
a do gjesh vallē rrugën e kthimit...
Në ditë
...dhe një ditë kur nuk do të jem unë
dhe një ditë kur nuk do te jesh ti
nga hiri i ftohur dhe i tretur në urnë
kush do të derdh lot për një dashuri...
Poezi lirike
po t'i puthja buzet e tua
ne nje enderr sa magjike
dhe dy male me nje krua
ne nje varg te poezise lirike...