Nga Cyrihu me shokë u nisëm,
Peshën e lotit mbanim mbi supe,
Në Prishtinë arritëm n’heshtje me lot n’sy,
Biles edhe të huajt i gjetëm aty,
U bashkuan me ne, në zi e në lutje.
Në nderim lamtumirës,
të Presidentit Ibrahim Rugova,
Që u bë legjendë me shallin rreth qafës,
E dashuria për vendin e ruante durimin,
Me shallin e Lirisë lidhur rreth qafe,
Shall i bukur i vjetër i Dardanisë,
Që s‘kishte shoq tjetër,
Shall i të Urtit, i Krenarisë e i Lirisë,
Me ty u hapën dyertë e miqëve ;
Nju Jork, Romë e Berlin,
Bruksel, Londër e Paris,
Kërkove Lirinë e ëndërruar n’shekuj,
Të rrëmbyer nga barbarët, vrasësit e fjalës.
Të shtypur e përbuzur në shumë breza,
Ece në çdo rudhë të Nënë Terezës,
Urrtësisht luftove përtej golgotës,
pa armë e shpata të gjakosura,
I njoftove Kancelaritë e botës,
për çmendinë e kohës,
E mbrove Kosovën n’gjoksin e NënëLokëve,
Donin ta sh‘kynin kuçedrat n’kthetrat e lojës.
Ti mbete kujtesë nderimi e përulsie,
Shëmbëllim Hyi i kombit shqiptar,
U fanite dhe u përjetësove,
në vetëdijen tonë kombëtare,
si dëshmi e një sprove të hyjshme,
Shqiptare.
E deshe shumë Dardaninë antike,
Dhe flamurin Dardan i pari e ngrite.
E sot nga acari që mbreteronte,
Njerëzit nuk i ndali dot,
Në rreshtin e gjatë të pritjës,
nga sytë e tyre rridhnin shumë lotë.
Për të thënë së fundmi Lamtumir,
I dashun President Rugova i mirë,
Lutu për ne atje lartë në Qiell,
Dardanisë jepi bekim, dritë e Diell!
26 janar 2006