Poezi nga presidenti historik Ibrahim Rugova

Kultura

Poezi nga presidenti historik Ibrahim Rugova

Më: 21 janar 2022 Në ora: 12:25
Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Sot shënohet 16 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës.

Rugova, vlerësohet si akademiku intelektuali, politikani, si dhe shkrimtar i njohur shqiptar.

Poezia e  presidentit historik Ibrahim Rugova, e shkruar në vitin 1960.

Me varg në shpirt m`çeli pranvera.

Desha t`jetoj gjithmonë i neshtë.

Më bëhet se do të vajtoj përhera,

Kur po hyj me të madhe në vjeshtë.

Ah, stinë e verdhemtë, stinë e venitur

Vallë, Ty të mallkoi mëma -natyrë?

Që bashk t`shkrihemi kështu t`nemitur,

Mos jemi të mjer në krijatyrë?

Po ëndrrove me këngë të rritesh,

Dhe ajo jetës përpara ti flasë.

E di. Me dëngë plot do t`goditësh.

E ngado të endesh veç do të vrasë.

Athua Zoti i madh diti të gjykojë

Që njomaket të kalben shi në vrug.

Apo secili barrën e vdekjes të peshojë

N`zjarr të heshtjes i vetmuar si murg?

I ngopur me të vërtetën në gji,

Vëllau im dole n`mesin me erë.

Mbi fytyrën e re t`ra nji vel i zi –

T`nxuer e t`futi n`kuvli përherë.

O kujt t`i falem n`këtë orë t`vështirë,

Kujt t`ia kërkoj hijen e njomsisë?

Pa frikë. Prore do t`jetë djellamirë –

Pikllimi im, kasnec i gjallë i fuqisë.

Dua të iki fushës e malit-

Jetën e shof si grusht t`rendë.

Jo, s`dua të iki. Dua si shpirt djalli

Të ngjitem së bashku në vend.

Bën që per vargjet e mia t`përvëlimit,

Të më quajnë edhe njeri fare t`prishtë.

Po heret i vranë sytë e shtrembërimit,

Se e flas t`vërtetën e kam çiltërisht.

Por nji ditë të dihet se zemra e poetit,

N`dimër a n`verë s`di të ngurrë

Dhe kur e ndjen valën rreth vetit –

Qan e qesh nuk qetësohet kurr.

Image
Ibrahim Rugova
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat