Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike.
Në këtë mbledhje ndër të tjera ka aprovuar edhe kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare për zbatimin e masës 4.3 - mbështetja e kulturës dhe sportit.
Me vendimin e aprovuar sot janë ndarë mjete financiare në shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”.
Ky film êshtë i nominuar nga Republika e Kosovës për të garuar në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”.