Do të kthehem nënë
Do të kthehem me pranverën
Oj nenë
Me këngën e bilbitit
Do të kuvendojmë
Nën hijen e blinit
Unë e ti oj nëna Ajshe
Do të kthehem oj nënë
Më prit të pragu i derës
Do të vij me shpejtësinë e erës
Do kuvendojmë ne të dy oj nena Ajshe
Me prit pranë oxhakut
Me lahutën e plakut
Do vij me këngën e Lirisë
Dhe vargjet e historisë
Do të kuvendojmë unë e ti i nëna Ajshe
Nëse unë nuk mund të vij
Do i le amanet fëmijëve të mi
Në vendelindjen time
Të shtrojnë çdo gëzim
Të lutem jeto me shpresë oj nënë
Se dikush një ditë do të trokas
Në vatren time ku së pari zëri im jehoj.