Jeta është si lule
Kur nderohet
Bëhet edhe më e bukur.
Jetë është e rëndë
Kur ndodhet n'siklet
Duhet pasur forcë
Për t'a bërë t'qesh.
Jeta nuk jetohet
Dielli nuk lëshon rreze
Hëna nuk bënë dritë
Kur jeta ndodhet
N'vendet ku ska lind.
Ata që mendojnë,
Se nuk vdesin kurrë
Jetën e shndërrojnë
Në një pus pa fund.
Kur nuk je përtac
Punon ditë e natë
Jeta t'sjell fat.
Pranoje si dhuratë
Mbaje n'zemër
Jeta qelë si lule
E kalon si endërr.