Të kërkova
Nëpër ëndrra
Për çdo natë
Të kërkova
Nëpër fusha
Gjerë e gjatë
Të kërkova
Nëpër ara
Ku mbin fara
Të kërkova
Nëpër pyje
Dhe ograja
Të kërkova
Dhe në yje
Kreshta, maja
Të kërkova
Nëpër rreze
Dhe në qiell
Të kërkova
Nëpër lule
Në pranverë
Të kërkova
Në mëngjes
Dhe në mesditë
TY, ARBORA
Dhe në mbrëmje
Të kam pritë
Të kërkova
Kurrë s’pushova
As u lodha
Të kërkova
Dhe në lumë
Se t’dua shumë
Të kërkova
Dhe në male
Plot me gurë
Të kërkova
Nëpër kodra
Nëpër urë
Të kërkova
Te burimi
Te një gurrë
Dashuria jote
Zemrën ma bën furrë.