Sot
Si gjithherë
Më mori malli për ty
Sot shpërtheva n’vaj
Dënesa gjatë.
U mundova
Të tretem i tëri.
Kaq kohë
Nuk të pash
Asnjëherë
Nuk u takuam.
Kujdes nga pritat!
E fjalët e liga
Që pengojnë
Takimin tonë.
Ne jemi
Siç jemi
E siç ishim
Unë gjysh
E Ti mbesë.
E kush është
Më i afërt
E më i ëmbël
Se “mjalti i mjaltit”?!
Do të shihemi prap
Me lot përseri
Tash me lot gëzimi
Do t’i lajmë
Fytyrat tona.