Mjaftë patën frikë
Prindërit tanë nga lufta!
Nga virusi s'kemi kah me ikë
Mbarë njerëzimin e ka rrokë tuta!
-Mos shko në shkollë
As n'shetitje,as n'rrugë,as në park!
Duhet të jeshë,syqeltë e mendje t'hollë
Ku ka tubime s'duhet të shoqërohemi aspak!
Na kaluan vitet
Në shtëpi e internet!
S'i njohim shokët as mikët
Na u ka mërzitë jeta,ulur n'karrigë e ratë n'krevet!
-Eh,virus të lëshoftë toka,
Ti s'paske zemër as shpirt!
Pse jeton kur të urrënë bota?
Askush ty s'të falë dritë!
-Ikë pra virus,
Nga mbi toka!
-Mos u kokurizë si knus
Shporru nga e jona botë!...