Sekreti i pa deshifruar

Kultura

Sekreti i pa deshifruar

Nga: Dibran Demaku Më: 26 janar 2022 Në ora: 23:18
Dibran Demaku

Fliste për një dashuri që kishte ndodhur më shumë se katër dekada e gjysmë,sikur të kishte ndodhur dje.Apo sikur të kishte ndodhur mbrëmë apo në mëngjesin e të njëjtës ditë. Kishte mbyllur sytë dhe fliste me aq pasion dhe dashuri sikur të ishte në duartë apo në prehërin e ish të dashurit të saj.Ai vetëm e dëgjonte dhe nuk bëzënte që të mos ia prishte ëndërrimet dhe përjetimet e saj.Ndërkaq ajo fliste e fliste dhe…fliste.

-Duhet ta kesh dashur shumë,derisa flet me kaq pasion!-ishte dëgjuar zëri i tij.

-Domosdo që e kam dashur!Përndryshe nuk do të më ishte fanepsur kaq papritmas.

-Po e pranon edhe para meje,që dikur e ke dashur dikend?

-Përse të mos e pranoj,kur ka ndodhur?!

-Por,nuk ma ke thënë asnjëherë.Kjo është diçka krejt e re për mua.

-Nuk ka rënë biseda në atë drejtim,prandaj nuk ta kam thënë.

-Dhe përse e rikujtove sot,apo mos kjo datë ka një rëndësi të veçantë në ish dashurinë tuaj?!

-Jo,nuk ka asgjë të veçantë,përveq faktit se si m’u kujtua,dhe padashur atë ndjenjë e nxora nga dhëmbët!

-Jo vetëm nga dhëmbët,por nga thellësitë e zemrës!Ai pasion me të cilët e nxore jashtë vetës një mister të rinisë tënde të herëshme,mua më la pa fjalë!Prandaj,meqë e nxore,qoje deri në fund,dreqi e mori!

-Jo,dreqi,por shenjti!

-Meqë qenka ashtu,atëherë vazhdo rrëfimin,rrëfehu deri në fund!

-Çfarë të të them,çfarë të të rrefej? Ishte një dashuri,e sinqertë dhe krejt e rlndomtë!…

…ne ishim disa shoqe që po vazhdinim ligjëratat e vitit të parë të studimeve.Kishim edhe disa shokë,në kuptimin e mirë të fjalës…

Në një nga ligjëratat tona kishte marrë pjesë edhe një i afërm i një shokut tonë i cili studionte në kryeqytet.Gjatë asaj ligjërate,unë i kisha pëlqyer studentit nga kryeqyteti,dhe…

…dhe ishte dashuruar në ty?!

-Ashtu disi…hahaha!

-Dhe?!

-Dhe kishte shkruar një letër të gjatë dashurie,në të cilën tregonte krejt ndjejat e tij vizavi meje!

-Dhe?!

-Dhe,mua më plqeu krejt ajo çfarë kishte shkruar,dhe e pranova!

-Dhe?!

-Dhe,dhe…apo nuk di tjetër fjalë?

-Dhe?!

-Dhe ai më propozoi fejesë,por unë nuk e pranova.Ishin rrethanat a tilla që unë dhe ai nuk mund të ishim bashkë!

-Dhe,u ndamë…Pastaj të takova ty dhe ndodhi ajo që ndodhi dhe tash jemi bashkë!…

-Vetëm kaq!

-Vetëm kaq asgjë më shumë!-ia kishte kthyer ajo me një buzëqeshje,që atij i kishte tringëlluar sa ironike,aq edhe fyese…

Në ditët në vazhdim,krejt atë bashkëbisedim me të shoqen e kishte marrë si një rrëfim krejt të zakonshëm,të moshës rinore.Si  një mister apo fshehtësi të jetës rinire tek secili i ri apo e re.

Por…por si çdo por i jetës që shfaqet papritmas dhe shkatërron gjithçka të ndërtuar me sakrificë edhe mund.Krimbi i dyshimit se në atë rrëfim mund të ketë pasur shumë më shumë se ajo që ishte thënë,kishte filluar të gërryej e gërryej pamëshirshëm…

E vërteta e hidhur kishte filluar të rëndonte mbi gjithçka të tijën:mbi trurin,mbi gjakun,mbi zemrën…

Ajo e ndjente këtë ndryshim dhe mallkonte vetën dhe momentin që kishte llapur e llapur të panevojshmën,por tash ishte vonë,tepër vonë.

Ndërkaq ai sikur ishte shndërrar në një gur që lëviz,por as nuk dëgjon as nuk flet.

Kishte zënë të mos bënte gjumë të rehatshëm:zgjohej në pikë të natës nga ëndrra të frikshme,të llahtarshme.

Në njërën nga ëndrrat i ishte shfaqur ai i tëri i bëri.Qeshej në mënyrë sa cinike aq edhe ironike:- Ti beson se në mes meje dhe asaj tëndes nuk ka pasur asgjë?!…Vazhdo të mendosh ashtu nëse e ke më të lehtë!…”

Dhe ishte zhdukur.

Në një nga netët e ankthit i ishte shfaqur ëndrra më e trishtueshme e jetës:sikur ai me të shoqen flinin në shtratin dhe në dhomën e tyre,kur ishte hapur dera dhe ai ishte gjuajtur në shtratin e tyre.Kishte filluar ta puthte dhe ledhatonte gruan e tij,në prani të tij.Puthej e bënte dashuri i biri i botës me ish të dashurën, tash gruan e tij dhe ai vetëm i shihte pa bërë zë… Derisa putheshin e qonin dashuri ajo dhe ish i dashuri i saj ishin shndërruar në dy katallaj,ndërkaq ai në një liliput,që po ta zinin përfundi do t’i merrnin frymën.

Dhe sikur mos t’i kishte dalur gjumi,dhe të ndërpritej ajo ëndërr e llahtarshme,atij do t’i kishte pushuar zemra për gjithnjë.

E shoqja flinte dhe gërhiste për shtatë palë qejfe,sikur të mos kishte ndoshur asgjë.Në të vërtetë edhe nuk kishte ndodhur asgjë dhe askund përveq në kokën dhe në ëndrrën e tij…

Dhe i kishte lindur ideja se atë,ish të dashurin e së shoqes duhej ta gjente dhe të mësonte të vërtetën e dashurisë së tyre.Dhe do ta mësonte se s’bënte ndryshe.

Përveq emrit dhe mbiemrit të tij nuk dinte asgjë tjetër.Veçse kjo i mjaftonte.

A nuk ka bërë njerëzimi zbulime teknike,saqë  mund të gjesh edhe të vdekurit në piramidat egjiptiane,e jo më një të gjallë të vendit të tij.

Kishte hequr të zitë e ullirit siç thotë populli,por më në fund e kishte mësuar vendndodhjen e tij.

Dhe ishte nisur si erë.Jo si erë,por si furtunë…

Në rrugë e sipër kishin filluar t’i shfaqeshin dilemat:-“Po ,sikur ai tjetri nuk do të donte të fliste dhe të tregonte asgjë?! Po,sikur tjetri,kur ky t’i tregonte se cili ishte, të nxehej dhe ta fyente keq?Po,sikur tjetri të tallej e të qesëndisej me të?!

Po,sikur tjetri t’i tregonte krejt çfarë kishte bërë me ish të dashurën e tij,e që tash ishte gruaja e këtij?!

Po sikur tjetri kur të mësonte se cili ishte ky,t’i jepte një dru të mirë?!…”

Derisa ai po bënte luftë me mendimet e veta,navigacioni e lajmëronte se kishte arritur në cakun e dëshiruar.Kishte zbritur nga makina dhe i ishte ofruar derës mbi të cilën qëndronte numri që ai kishte shkruar në naviagcionin e makinës.

Ende hamendej nëse duhej t’i binte ziles,apo të kthehej nga kishte ardhur,sepse tashmë e tëra ajo që po bënte i dukej si një marrëzi.Si një marrëzi e cila do ta rëndonte në tërë vitet e mbetura të jetës.

Në momentin kur ai kishte drejtuar gishtin dhe donte të ndrydhte sustën e ziles,ishte hapur dera nga një grua pothuajse moshatare me të shoqen e tij.Ai kishte lëshuar dorën poshtë si ata fëmijët e penduar pas ndonjë faji të bërë.

-Urdhëroni,kend po e kërkoni!-kishte dëgjuar zërin e gruas si të vizatuar në hapësirën derës së hapur.

Ai kishte mbetur si i ngurosur duke shikuar atë grua që po e shihte për herë të parë.Në fytyrën e gruas që ai shihte për herë të parë,atij krejt papritmas i ishte fanitur fytyra e së shoqes,dhe nga ajo pamje që po e tmerronte mendjen e tij,kishte bërë dy hapa prapa.Rrezja e diellit i kishte rënë në sy dhe ai ishte përmendur sikur të ishte zgjuar nga ndonjë ëndërr e llahtarshme.

-“Është kjo shtëpia e…dhe kishte nxjerrë nga goja emrin e atij që kërkonte,me vështirësi sikur të nxirrte gur nga gurishta”

-“Po urdhëroni!-ia kishte kthyer gruaja e panjohur dhe i kishte lëshuar hapësirën e hyrjes.

Pas përshëndetjeve të zakonshme ishte prezentuar me një emër tjetër që kishte zgjedhur aty për aty duke thënë se ishte një ish shok ushtrie me përsonin që kërkonte.

-“Mirë se ke të ka pru zoti,sepse siç thuhet “shtëpia është e zotit dhe e mikut”!

-Është kësajde dhe…kishte përmendur emrin e të kërkuarit që pak më parë e kishte prezentuar si mik e shok ushtrie!

-Ishte,por nuk është më!-ia kishte kthyer gruaja dhe për ca sekonda kishte heshtur.

Kur ai sapo ishte bërë gati të pyeste se çfarë kuptimi kishte përgjigja e saj ajo kishte shtuar:-“Po bëhen tri vite që kur ai na la duke shkuar në botën tjetër!”

-Ashtu,më vika vërtetë keq!-pa ditur se si të vazhdonte nga lajmi i befasishëm.

-Epo,ç’të bëjmë miku im,kështu e ka jeta!

Në murmuritjen e tij që nuk e kishte kuptuar askush tjetër,përveq vetës së tij,paska shkuar bashkë me sekretin që unë nuk do ta arrij ta deshifroj!…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat