Kishë edhe xhami kam kombin shqiptar
Etnia nuk matet me asnjë kandar
Shqiptarë qemë dhe jemi si dje, edhe sot
Besojmë shqiptarisht, kemi veç një Zot
-Me asnjë thesar nuk matet liria
As drejtësia s’matet,- e tha Perëndia
Me pasuri, mall, kurrë nuk matet jeta
Me ar as argjend s’ blihet e vërteta
Kurrë s’e mohoj kombin, gjuhën, Skënderbeun
Se veç një Zot kam - FLAMURIN-ATDHEUN