Vlerësim i librit “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”, të Jusuf Osmani, botuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës

Kultura

Vlerësim i librit “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”, të Jusuf Osmani, botuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës

Nga: Dr. sc. Ante Nazor Më: 27 janar 2022 Në ora: 15:15
Dr. sc. Ante Nazor

I nderuari prof. Dr. Jusuf Osmani

Ju falënderohem për dërgimin e librit tuaj „SERBIA'S CRIMES AGAINTS CHILDREN IN KOSOVA 1998-1999“ („Krimet serbe ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”). Opinioni në Kroaci pak di për ate çfarë ka ndodhur në Kosovë vitet e fundit të shek.XX. Në media vërtetë janë paraqitur reportazhe të ndryshme për ngjarjet në Kosovë në atë periudhë, kemi dëgjuar lajme për masakra të caktuara, por derisa nuk e kam parë librin e juaj, nuk kam mundur të dij përmasat e krimeve, të cilat forcat serbe i kanë bërë mbi shqiptarët në Kosovë.

Shume historianë do të pajtohen me përfundimin se kriza në ish Jugosllavi ka filluar dhe përfunduar me ngjarjet në Kosovë, respektivisht se në Kosovë, vitet e 80-ta të shek. të kaluar ka filluar të rrokulliset orteku serbomadh që pastaj gjatë viteve të 90 të përfshijë gjithë Jugosllavinë. Do të perkujtoj: Hajka ose fushata mediale me qëllim të mobilizimit të kryengritjes serbe në bazë nacionaliste dhe politikes pushtuese sërbomadhe e me qëllim të krijimit të kushteve për zbatimin e saj, është filluar me publikimin në” Vecernje novosti” të “Memorandumit të Akademisë serbe të shkencave dhe arteve” në qershor të vitit 1986. Nacinalistët serbë theksonin kinse kërcnimin e serbëve në Jugosllavi posaqërisht në Kosovë dhe në Kroaci por në të vërtetë mëtonin centralizimin sa më të madh të shtetit dhe dominimin serb mbi Republikat tjera jugosllave. Kishte theksuar dukshem komenti në gazeten e lartëpërmendur, me 24 qershor 1986, se përmbajtja e “Memorandumit” të akademikëve serbë “tingllon si kushtrim për derdhje të reja gjaku” qartë dhe pamëdyshje adreson fajtorët për tragjedinë e luftës në hapsirat e ish Jugosllavisë në të 90-tat.

Në kushtet e tilla ka filluar ngritja e “gjakatarit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviqit (nga janari i vitit 1986, kryetar i Kryuesisë së Komiteti Qendror të Lidhjes Komuniste të Serbisë). Millosheviqi në Serbi është bërë i popullarizuar pasi që kamerat e TV më 24 prill 1987 në Fushë Kosovë ka inçizuar falimin e tij të adresuar punëtorit serbë: “Askush nuk guxon t’iu rreh”! Ajo deklaratë kishte marrë publicitet të madh, ndërsa Millosheviqi, duke iu premtuar se do ta zgjidh krizen në Kosovë, në sytë e opinionit serb bëhet heroj i cili po lufton për “çështjen serbe”. Për trasimin e ngritjes së tij politike dhe rrugës së tij pushtuese serbomadhe ishte vendimtare Mbledhja e tetë e Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Serbisë, e mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1987. Pushtetin në Serbi atëherë e marrin njerëzit e Millosheviqit, ndërsa më 8 maj 1989, Sllobodan Millosheviqi bëhet kryetar i Kryesisë së RS të Serbisë. Ish kryetari i Kryesisë së RS të Serbisë Ivan Stamboliqi, në të vërtet mentori politik i S. Millosheviqit, i cili për shkak të politikës së Millosheviqit, kah mesi i dhjetorit të vitit 1987 e ka lëshuar atë detyrë, ka shkruar: “Mbledhja e tetë në të vërtetë ka qenë bori ku thirrja i ka ngritur në këmbë nacionalistët serb, në hyrje për rrëniminë e Jugosllavisë. Jugosllavia qysh atëherë ishte e denuar me vdekje. Ka mbetur një hrapac i kacavjerrur në gjak...” (Ivan Stambolic, Put u bespuca, Beograd 1995, 19).

Pas marrjes së pushtetit në Serbi, njerëzit besnik të politikës së Millosheviqit me metoda të dhunës – mitingje dhe të ashtuquajturën revolucionin antibyrokratik – e marrin pushtetin edhe në krahinat autonome të Vojvodinës dhe të Kosovës, si dhe në RS të Malit të Zi (në fund të vitit 1998 dhe në fillim të vitit 1989). Me vendimin e Kuvendit të RS të Serbisë më 28 mars 1989, Vojvodinës dhe Kosovës i merret statusi i njësive konstituive të federatës jugosllave, por janë mbajtur votat e përfaqësuesve të tyre në Kryesinë kolektive të RFSJ (8 anëtarë: 6 përfaqësues të republikave dhe 2 të krahinave autonome). Suprimimin (“de facto”) të autonomisë së Vojvodinës dhe të Kosovës ishte në kundërshtim me Kushtetutën e atëhershme të vitit 1974, sipas të cilës Jugosllavia përbëhej nga gjashtë republiat dhe dy krahinat autonome të theksuara, mirëpo organet federative në atë nuk kanë reaguar. Kjo gjendje është definuar me Kushtetutën e re të Republikës së Serbisë e pruar në shtator të vitit 1990. Duke u bazuar në atë se në Kryesinë e RSFJ janë vendosur përfaqësuesit proserbë të RS të Malit të Zi, Vojvodinës dhe Kosovës, kryetari serb S. Millosheviq ka siguruar kontrollin në gjysmën e anëtarëve të saj, ndërsa RS e Serbisë dominimin politik ndaj republikave të tjera jugosllave. Kjo gjendje ishte e pranuaeshme vetëm për përkrahësitë e idesë serbomadhe, që do të thotë se ajo Jugosllavi si e tillë nuk mund të qëndroj. Ka pasuar shkatërrimi i saj i përgjakshëm.

Pas konfliktit jo të gjatë në Slloveni në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut 1991... APJ është shdërruar në ushtri serbe dhe është bërë mjet të cilin politika serbomadhe ka pasur për synim realizmin e qëllimit të vet – që të gjithë serbët në trevat e ish Jugosllavisë të jetojnë në një shtet, e cila në mënyrë të qartë, duke marrë parasysh krimet e shumta në popullatën joserbe, që të jetë sa më e mundur etnikisht “e pastër”. Sulmi i pamëshirshëm serbomadh, që ka shkaktuar viktima të mëdha në njerëzë dhe shkatërrime materiale të Kroacisë nga vera e vitit 1991, e pastaj në Bosnje dhe Hercegovinë nga prilli i vitit 1992, ka përfunduar me gjakëderje në Kosovë gjatë vitit 1998 dhe pjesë së parë të vitit 1999.

Libri juaj dëshmon per viktimat e shumta njerëzore dhe dëmet materijale të popullates shqiptare në Kosovë në atë përiudhë. Duke iu falënderuar përpjekjeve tuaja, lexuesi i librit informohet për numrin e viktimave nepër komuna të Kosovës. Janë përmendur me emra e mbiemra fëmijët e vrarë sipas komunave. Ky regjistër i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm e të paaftë për vetëmbrojtje, dëshmon për urrejtjen e sulmuesit. Jam i prekur me këtë numër të madh të fëmijëve të vrarë. Gadi është e pabesueshme e dhëna që në sulmet e forcave serbe në Kosove, nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1271 fëmijë, respektivisht persona nën moshen 18 vjeçare (prej tyre 245 fëmijë më të rinj se 5 vjeçë). Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historine e re të Europës.

Libri tregon se femijët janë vrarë në regjione të ndryshme të Kosovës dhe se janë vrarë në menyra të ndryshme nga armët e zjarrit apo armë të ftohta dhe se trupat e tyre janë gjetur nepër vende të ndryshme (në shtepi, në rruge, nëpër pyje, nëpër strehimore të improvizuara, në automjete transporti). Në libër janë përshkruar skena të tmerrshme të vrasjeve të fëmijëve dhe nënave, para të cilave askush nuk mund te mebetet indiferent. Numri i përmendur i fëmijëve të vrarë gjatë konfliktit të armatosur në një vit e gjysmë, vendet dhe mënyrat e vrasjeve, qartë tregojnë që vrasjet nuk ishin të rastësishme, që femijët nuk ishin viktima kolaterale, por qëllim i sulmuesëve. Përshtypje shqtësuese gjatë leximit të librit i rrisin fotot e viktimave, të paraqitura në libër. Ato janë dëshmi autentike e krimeve.

Si një model i llojit të veçantë, sipas të cilit është shkruar ky libër, ka shërbyer libri “Krimet mbi femijët në Sarajevë..” i botuar në vitin 2010 në Sarajevë. Ajo që është e përbashkët e të dy librave, përveç që tregojnë për pësimet e fëmijëve, është fakti se pësimet janë shkaktuar nga veprimet e forcave serbe.

Dhe në fund, dëshiroj të gjithë prindërve të fëmijëve të pafajshëm të vrarë në Kosovë t’u shpreh ngushllimet e mia dhe të falënderoj gjithë banorët e Kosovës, të cilët gjatë agresionit serbomadh në Kroaci, në fillim të viteve te 90-ta, në çfarëdo mënyre ndihmuan në mbrojtjen dhe njohjen ndërkombëtare të Kroacisë, veçanërisht atyre që të drejtën për shtet të pavarur kroat e mbrojten me armë në dorë së bashku me kroatët dhe qytetarët kroat dhe që Kroacinë e pranuan si atdheun e tyre.

Me respekt, Dr.sc. Ante Nadzor, ravnatelj

Drejtor i Qendres memoriale-dokumentare të luftës atdhetare, Zagreb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat