Si ike kaq befasisht, i miri ABDULLA?
Befasia e rëndë dhe shumë e madhe
U ndjeva si të më shkulnin një krah
Dhe jam si në alarme.
Më gëzove,kur më urove për çmimin tim *
Kjo ndodhi veç dy ditë më parë
Jo.Nuk e mbaj dot hidhërimin
Dhe rënkoj,se kam dhimbje dhe mall.
Miqësia jonë u plazmua në ELBASAN,
Sado që ti ishe dy vite pas meje
Por dhëmp për ty,or mik.ky imixhan
Akull- gjaku ndër deje.
DULE! Nuk të them dot:- Lamtumirë!
Se ike kaq papritur
Tek shkruaj,vërtet që nuk ndihem mirë,
Në PARAJSË të prehesh,o MIK I NDRITUR!
*më uroj më datën 26 janar dhe më 28 janar ndërroi jetë.