Tri fluska dëbore ranë
N'kufirin e dy shteteve !
Atëherë edhe sot bjeshka po qanë
Dy palë varre i mbanë, të rinjëve dhe të vjetërve!
Tri shkronja të alfabetit
Sot na përshëndesin dorëpërdore!
Ata vdiçën duke mbrojtur fëmijët dhe të vjetrit
Na i falënderojmë pranë lapidarëve dhe vorrëve!
Dëgjone zërin e kombit sot,
Se si profesori po i thirrë n'ligjeratën e orës mësimore!
Ata Kosovën dhe Shqipërinë e mbushën me lot
Shpirtinë si dritë e kanë n'mesin
tonë,a eshtrat nder vorre!
Zahir,Hakif,Edmond,
Sot,nga Drenica jam ardhur, nga festimi për të mos u nda!
Largoma,largoma,qiell përden që don
Dua trimat e kombi me sytë e pleqërisë sime, sot për t'i pa!....
Largoma qiell përden
Largoma të lutëm!
Dua sot vehtes t'ia shoh vdekjën!
Para të gjithë dëshmorëve të kombit të përkulëm!...