Poezia është dhurata e Zotit për mendjen, zemrën dhe shpirtin

Kultura

Poezia është dhurata e Zotit për mendjen, zemrën dhe shpirtin

Nga: Baki Ymeri Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Poezia është dimensioni pastër që e ka çdo qenie njerëzore. I vetmi mesazh, i cili arrin në veshët e Zotit, është poezia. Poezia është ilaç shpëtimi, testamenti i jetës, drita e fjalëve, mbretëresha e arteve, thesari i ndjenjave dhe një burim i frymëzimeve hyjnore. Poezia është çelësi për universin, shprehja më e bukur e lirisë dhe mrekullisë. Cornelia Calaidjoglu impresionon me retorikën dhe risinë e vargut. Poeti refuzon absurditetin dhe vulgaritetin. E frymëzuar gjithmonë dhe tetalentuar, poezia e saj është dhurata e dhënë nga Perëndia. Gruaja është qendra e universit, kurse poeti është një dorë e Zotit e cila shkruan në Tokë. Poezia është një tempull i pavdekshëm. Poeti është profeti që hap dyert e qiellit. Mirazhi i poezisë jep jetë dhe fuqi, për çdo lloj arti. Ajo është dashuri, energjia shpirtërore, besimi, sinqeriteti dhe butësia.

Cornelia ka një aktivitet të pasur letrar. Poezia e saj është ajo që ne duam dhe jemi duke kërkuar për njerëzit: diçka e ndritshme, që e ndjen dhe të jep frymë, diçka që na harmonizon dhe frymëzon. E zgjuar dhe e talentuar, lirikat e saj janë rezultat i meditimit dhe gëzimit shpirtëror. Mbi të gjitha janë esenciale, reflektimet ekzistenciale dhe përjetimet arkitektonike të mesazhit lirik dhe estetik. Poezia është rrëfimi më intim që qëndron në prehër të dashurisë. Sipas parashikimeve tona, Cornelia Calaidjoglu mund të konsiderohet mbretëresha e frymëzimit hyjnor. Poezitë e saj janë të mbështjellura në vellon e nusërimit. Poezia e saj është një pluhur yjor dhe një burim i frymëzimeve që vijnë nga një imagjinatë e fuqishme.

Poezia është një art i lartë që i përmban dhe tejkalon të gjitha artet. Poetët janë ëndërrimtarë romantike që masin thellësinë e lumit, duke ndërtuar mbi të ura, ura të qëndrueshme. Dhe kur nuk ka ura, poetët janë kërkuesit, që me anijet e tyre kalojnë nga njëra anë në tjetrën. Poezia Zonjës Cornelia është çelësi për shpirtra të mëdha. Kush qëndron rreth tyre, mund të komunikojnë me perënditë. Poezia e saj sjell shëmbëllen me një lule borziloku me erëtimë dashurie. Poeti është mirësia e shpirtit të atij që krijon, për ata që e botojnë dhe për ata që e lexojnë. Nëse dëshiron të hysh në histori, duhet të jesh i lindur dy herë: një herë për shkak se je dhuratë e Perëndisë, dhe herën e dytë për të provuar vokacionin e poetit! Gratë ndërthurrin dhe endin trëndafila qiellorë në jetën tokësore. Dashuria e vërtetë qëndron vetëm në zemrat fisnike. Dashuria është ilaçi më i mirë, kurse poezia është një tempull. Fuqia e mendimeve dhe fuqia e dashurisë është si një ilaç që ju jep fuqi, shëndetin mendor dhe fizik.

Gjithmonë e talentuar dhe frymëzuar, Cornelia Calaidjoglu na jep tekste këngësh të ndjeshme dhe të thella. Poezia e saj është një festërim me erëtimë fjalësh të këndshme, të qëndisura me dashuri dhe me ndjenja të tjera të zgjedhura. Ajo është një balsam, një shpërthim meditimesh e ndjenjash që e fisnikërojnë shpirtin e atij që ka lindur për dashuri dhe lumturi. Një lirikë sentimentale, rrëfimtare, e rrjedhshme, meditative dhe filozofike, në të cilin thelbi lirik është pikërisht hiri i përhershëm i ndjeshmërisë së brendshme të autorit. Cornelia shkruan për përjetësi, për heshtjen dhe zërin e heshtjes, për degët që lëkunden mbi heshtje, për fletët e paharruara të harresës, për pragun e shpëtimit, për dëshirat dhe dritat e dhuratës, për botën e ëndrrave, për dimensionet kozmike, për balsamin e mendimeve, për fjalën dhe shpirtin.

ka një program të përcaktuar, duke rendur në rrugë të pashkelura, duke krijuar ura mbi lumenjtë e pikave rebele. Diskursi poetik i Zonjës Cornelia, fokusohet në fusha të vendosura në afërsi ekzistenciale, ku të gjitha të dhënat e nevojshme për një ideal të lartë, atje ku profesioni i vërtetë i frymëzimit dhe besimit zotëron dhe del në pah. Duket se të gjitha përvojat e saj kanë kaluar përmes konceptit lirik të sajuar në një formë të përmirësuar të ndjeshmërisë. Një ton tepër i ndjeshëm I shoqëron këto tekst këngësh. Sekuenca e stinëve dhe jeta e përjetuar me një ndjeshmëri të madhe sentimentale.

Cornelia shkruan për hënës vetmuar në qiell, për retë, për dragoin në mesnatë, për jetën, për vdekjen, për dëshirat, për anatominë e dashurisë, për ëndërra dhe zhgjëndra, për melankoli dhe nostalgji, për dritën, për mënyrën se si ajo depërton gjatë rrjedhës së kohës, për gjallërimin dhe për shpirtin mistik kur engjëjt apelojnë për dashuri planetare e universal, për ritmet e kohës, duke kërkuar një mënyrë të veçantë të jetesës, për të kuptuar vetminë dhe hapat që vijnë me zërin e zemrës. Poetja shkruan çdo ditë në emër të vetëdijes së saj lirike dhe estetike. Ajo qëndis vargje me ndjeshmëri dhe brishtësi, me fërmë dhe me elegancë, duke krijuar ura shpirtërore, duke dale nga tuneli ekzistencial që na është dhënë për ta gjykuar. Por mjerisht, sa prej nesh e bëjnë këtë performancë? Pyesim veten se si nuk I kemi braktisur tunelet, sepse pas një tuneli vjen një tjetër. Cornelia Calaidjoglu është një shpirt i ndjeshëm, një qenie fisnike, një shpirt i veçantë që përjeton, që dashuron, që psherëtin, që nuk qan, që e përjeton jetën duke qeshur, një shpirt I lindur metaforë.

Fjala e frymëzuar është gjithçka që krijon mirësi në mendjet tona. Mirazhi i poezisë i jep jetë dhe fuqi çdo lloj arti. Mbi të gjitha qëndron dashuria, energjia shpirtërore, besimi, sinqeriteti dhe butësia. Poezitë e Zonjës Cornelia shkëlqejnë nga sinqeriteti i fjalës përmes lyrizmit që ata e përmbajnë. Poezia është arti suprem. Qëllimi i saj është për të vënë dashurinë në çdo gjë që bën, sepse dashuria është ajo që t’i zgjon të gjitha energjitë. Jeta është e shkurtër, shija është e gjatë. Jeta kalon, librat mbeten. Një shtëpi pa libra është si një bankë pa para, si një librari pa rafte librash, si një ushqim pa shije, si një grua pa një burrë, si një burrë pa një grua, si një pemë pa fryte, si një kopsht pa lule. Lulet janë buzëqeshja e Zotit në tokë, kurse jeta që e përjetojmë duhet të jetë romantike dhe poetike. Me rëndësi është të lexosh, të mësosh, të meditosh, të krijosh miqësi dhe dashuri, të krijosh poezi me nxehtësi, ekspresive, të ndritshme dhe të gjallë.

Dashuria është një dhuratë supreme, e cila është fuqia më e madhe në univers. Poeti është profeti që hap portat e qiellit. Poezitë e Zonjës Cornelia janë një model ndjeshmërie, një shpërthim I një arome që e mobilizon lexuesin për njohuri, për të deshifruar misterin e mendjes dhe të shpirtit. Poezitë e saj janë të mahniteshme. Ato të befasojnë në një mënyrë të këndshme dhe elegante, përmes aftësisë së ndijimit dhe imagjinatës. Nëpërmjet finesës dhe romancës, autorja din të krijojë në të gjitha poezitë e saj, një gjuhë të veçantë lirike, një stil të pakontestueshëm, duke realizuar unitetin e poezisë, duke provuar të jetë një krijues i vërtetë i mesazhit lirik. Poezia e Zonjës Cornelia dallohet nga reflektimi i thellë i pozicionimit në botën e jashtme, si dhe në universin e brendshëm. Ajo na dhuron lirika me cilësi të lartë. Poezia e saj dallohet për bukuri dhe për thellësi. Cornelia Calaidjoglu nuk është poetja e mahnitjes ose e heshtjes. Ajo është poetesha e lumturisë, një dhuratë hyjnore me një buzëqeshje pranverore. ( Bukuresht, Janar 2022)

 

MBRETESHA E MIRËSISË

Ti je Mbretëresha e Mirësisë,

Një lloj shpirti ndryshe nga diku tjetër,

Virgjëresha e hyjnisë,

Të cilën e quajnë Eva.

Dëshira jote përmes valëve të kohës,

Është që të mbajmë lule në flokë,

Të jemi të bardhë si zambakët,

Por me gjemba le të dridhemi.

 

TË DUA!

Duke të ëndërruar kam shpikur njeriun,

Dhe ta vizatova fytyrën në pëllëmbë,

Të më dukesh i realtë, jo njeriu i borës,

Të duam njëri-tjetrin dhe të ikim nga hiçi.

Doja që të më mbaje për dore,

Që të ecim në rërë në breg të detit,

Vetëm gjëra të thjeshta doja e në dimër,

Në male për dashuri të gjejmë kohë.

E doja një shtëpi tjetër me një dhomë,

Dhe për ne të dy atje duke rrëfyer,

Në një çaj për një jetë të hidhur,

Mos u lodh me zërin tënd të butë.

Lutesha të ishe i varfër dhe ende e bëj,

Harroje pasurinë, paratë dhe bizhuteritë,

Të vraposh me mua n’breg të liqenit,

Të jemi të shkretë, të rrisim këlysh luani.

Për sa kohë që ekziston Zoti,

Dhe kemi një mal dhe një ujë,

Ende shpresoj që dëshira të më plotsohet,

E të jem i varfër, të dremisish me mua në lot.

 

LULE E BARDHË QËRSHIJE

Lule e bardhë në tempujt e yjeve,

Zëri yt mbush shkëmbinjtë e flautit,

Duke i strehuar në breg sirenat,

Unë sërish të kërkoj në oktava.

Ai ecën në det me hapa hiri,

Duke i thyer kujtimet me shkumës,

Nga porcelani duken si një kukull,

Me buzëqeshje të fshehtë dh diskrete.

Në flokët e mëndafshtë me diadema,

Nga hyjnitë e dhëna në betejë për ty,

Gjaku derdhet në vargje poezi,

Je muza e idesë, jo çdolush arrin te ti.

Ke numrin pesë dhe lule me rrënjë,

Rritem në strofa si një rrugë më e gjatë,

Marrëzisht n’parajsë me një rimë tjetër,

Porsi lulja e qershisë të arrij te ti.

Dërguar nga engjëjt në pllajë mioritike,

Ti e balsamon çdo njeri me magji,

Dhe vetë qielli blu është kritiku më i madh,

Ai vendos fjalë të tjera në secilën degë.

 

HYJNESHA E GJUETISË

Vajza e zeshktë me sy pylli,

Gjaku yt i gjelbër dëshiron të të falë,

Pemët të thërrasin, në tufë qentë,

Dhe kockat këndojnë e ulërijnë me ty.

Ti binjake e hollë me krahë zjarri,

Shiu po bie mbi supet e tua të zhveshura,

Të lutet një shpatë, të vdekshëm në një vend.

Ajo të mbahet për barin, e virgjërë në dy.

Apolloni është gjaku yt dhe Jupiteri baba,

Nga nëna perëndeshë dhe sytë e luftës,

Me trupin tënd prej bishe, gjithënjë e egër,

Mëso ç’është dashuria, mos ik në baltë.

Thuajse nga nj[ fjalë në një përrallë,

Dëgjo hyjneshën kur ka vajtur në gjah,

'Takon një demon që në sarkazëm,

Shënon në një krah të zi, të dëbuar.

Nga prindërit dhe korbat e fshatit,

Ai fluturon mbi një shpatull të lartë peme,

Dhe bie shi me shtiza, dhe është varrosur,

Një diell njëmujor në një hapësirë ​​të errët.

 

DUKE VALLËZUAR ME DIMRIN

N’bardhësinë e saj me fustan të gjatë,

Duke veshur një palë vathë diamanti,

Unë pyes një dimër: "Pse po qan?"

Kur gjithçka është rrezatuese sot.

Ajo më shikoi me sy të ftohtë,

Me buzë të akullta të shkrira

Një zemër që e di përgjithmonë,

Që troket për hapat që pasuan.

Je dimri im me flokë të bardha,

Me duar që shkruajnë histori në një mur,

Me gjoksin porsi fruti i bardhë,

Me flokë të gjata porsi do çafka.

Unë përjetë të mbaj në mendje.

Asgjë s’është ashtu siç e sheh,

Unë të dua dhe jam mirë,

Grua me sy të gjelbër.

Në shtëpinë tënde as zjarri nuk djeg.

As unë nuk mund të jem e tjetërkujt,

Në syrin tënd të gjelbër të irisit,

E lidh dashurinë gjithë jetën time.

 

TOKËSORI IM

Ti je një fjalë gline që mungon,

Po të shkruaj për të më shpëtuar,

Përmes teje humbas ujërat e hiçit,

Unë rrjedh nëpër luginat bukoviniane.

Lartësohem në absoluten e një dite,

Njësoj si unë një lloj boshllëku,

Ai më shpon si Xhisela,

E mbështjellë me gjak korbi në stol.

Poezia ime shkruhert verbërisht,

Ti më ishe syri im tokësor,

E mësoja atë si të të thithë,

Por tani e kam zërin e thyer.

Më ishe krahu i artë dhe shpresa,

Argjendët digjeshin n’zjarrin e puplave,

Unë flakërohesha lakuriq në një leckë,

Dhe sytë më qanin me qerpikët e tu.

Ti zgjodhe të më jesh shkretëtira,

Ti zbrite në shtëpitë e dinakërisë,

Por shpirti juaj rënkon i gjallë,

N’shpirtin tim që dashurie të shtron.

 

MUZA E DASHURISË

E bëra tatuazh dashurinë në kyçin tim

Dhe librat më janë gërryer në kopertina,

E kam zier në një ibrik me pika të errëta

Dhe më fut bojë në hundë për të më falur.

Kam gjakun tënd të tharë në fije të pastër

Porsi muzë po zbres nga pafundësia,

Me buzë kafshoj thellë heshtje të kripura

Që të dehem me theko gruri të shkrirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat