Duhet ditur
Shkolla, nuk te mbush mend
Pa mend, askund s’nxën vend
E si është vendi bëhet kuvendi
Duhet ditur
Rrugët e gjata, i dojnë këmbët e forta
Ato dijnë të jenë të ftohta e me gropa
Kapërcej e tani ban hopa
Duhet ditur
Miku, te bëhet edhe armik
Pa armik, je një i fiktë
E pa një mik, me mirë vdis
Duhet ditur
Dielli, lind si për të mirin,
Si për të keqin
Si për të birin e dreqit.