Shkurti i vitit 1989
S'kishte mbetur gjë tjetër
i shtrënguar për një vendim
ikje largë, pothuajse pa kthim
qëndroja në heshtje
i shqetësuar duke menduar
si t'ia them lajmin nënës
pa e mërzitur e lënduar
megjithat nëna kishte hetuar
i thoshte intuita se djali sajë
bën plane për tu larguar
muaji shkurt, bënte ftohtë e acar
nëna ishte zgjuar heret
babai kishte ikur në punë
zgjohem edhe unë i trazuar
s'kisha bërë gjumë të qetë
ulem bashkë me nënën
duke pirë kafen e mëngjesit
filluam bisedën si nëna me djal,
e djali me nënë
mbaruam kafet
nëna kthen filxhanin tim dhe të sajin
donte ta dinte çfarë dëftojnë filxhanat
ka ndonjë rrugë të gjatë apo largim e djalit të sajë nga shtëpia
ja thoshte mendja, ia ndjente zemra
kishte parandjenjë,
e kuptonte qetësin time të pazakonshme
merr dy filxhanat në dorë dhe i shikon
rrugë të gjatë dhe largim nga shtëpia filxhani ja tregon
ulet afër meje, me zë të lehtë emocionues,
sytë mbushur me lotë,
më përkëdhel e më thotë ?
Djali im do largohesh në tjetër botë ?
Me sy të përlotur nënën e shikoi
e përkëdhel, shumë e përqafoi
s'kisha rrugë zgjidhje tjetër
lajmin e hidhur nënës sime ja tregoi
po, nëna ime e dashur për disa muaj po largohem
duke ja qetësuar shpirtin e përkëdhel, përqafoi dhe i betohem
në gjirin tënd prap NËNË do afrohem !
Pas gjashtë muajve në gusht të vitit 1989 bashkë me familjen pa dashje u largova nga vendlindja ime !