Në librin e ri që sapo ka dal në dritë i autorit Gjon Keka me titull “Kombi shqiptar dhe fati i tij”,përveç temave mbi lashtësinë iliro-arbërore, si dhe epokën e artë të Gjergj Kastriotit, gjendet edhe një temë e rëndësishme se si dhe kush vendosi për pavarësinë e Shqipërisë. Autori në këtë libër i dokumenton mjaftë mirë të gjitha temat e trajtuara me seriozitet.
Por, megjithkëtë të ndalemi te tema e pavarësisë së Shqipërisë.
Kush në të vërtetë e formoi shtetin shqiptar?
Sikurse flasin dokumentet historike, Shqipëria e pavarur u formua falë kontit Berchtold të Austrisë dhe atij italian San Giuliano; këta ishin ata që i dhanë dritën e gjelbër përfaqësuesve të Shqipërisë që të shpallnin pavarësinë e Shqipërisë(më 28 nëntor 1912).
Siç flasin dokumentet historike, më 21 tetor 1912, dy ministrat e Jashtëm, konti Leopold Berchtold dhe Antonino di San Giuliano, u takuan në San Rossore dhe vendosën të formojnë një Shqipëri të pavarur.
Lexuesit dhe studiuesit e interesuar librin e autorit Gjon Keka mund ta gjejnë në Libraritë e kryeqytetit të Prishtinës – në Libraria Dukagjini dhe Libraria Artini-Toena.