Elona Lopari - metore Suksesi që trajnon për rezultate

Kultura

Elona Lopari - metore Suksesi që trajnon për rezultate

Nga: Bleart Gashi Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 22:38
Elona Lopari

Ajo ka mbaruar bachelorin per Menaxhim Biznesi dhe Finance ne New York ku jeton aty prej 22 vitesh. E larguar nga Shqiperia ne moshen 15 vjecare. 

Eksperience mbi 20 vjecare ne ndermarrje te madhe ne burime njerezore dhe pozicione drejtuese, duket se e ka ndihmuar të gjejë veten dhe të jetë e suksesshme. 

Sipermarrese per 5 vitet e fundit si konsulente në këtë karrier suksesin e ka në fushën e biznesit. 

Ajo është themeluese e platformes “Shkolla e Jetes” në SHBA, ku ofrohen mundesi zhvillimi te talenteve dhe dhuntive te gjithsecilit permes zhvillimit personal & profesional. 

Strategjia e biznesit për karrierën dhe Lidershipi është pasioni im, tregon ajo.

“Unë jam një pronare ambicioze biznesi, e përkushtuar për të ndihmuar njerezit profesioniste të gjejnë karrierën e duhur, të rriten si udhëheqëse si dhe të fillojnë dhe zgjerojne biznesin që ato duan.”

Teksa e veçanta e saj është stërvitja e mendjes dhe e vetbesimit sepse ajo beson se suksesi në çdo fushë të jetës sonë fillon dhe përfundon me mendimet tona si dhe me vetëbesimin tonë. 

Ndërkohë, Elona Lopari shpjegon se “Fuqizimi i mendjes dhe inteligjenca shpirterore jane dy pika kyce te trajnimit qe e ndihmojn te perdori inteligjencen dhe fuqine e saj te brendshme per te krijuar jeten e jashtme qe ne deshirojme.”

Lopari shprehet : “Klientët e mi thonë se unë jam ajo goditja shtytëse, inkurajuese, por thënë më drejtë, unë jam metore Suksesi që trajnon për rezultate.” 

Ndersa, spjegon se edhe qasja e saj eshte e drejtëpërdrejtë e kombinuar me aftësi te thjeshtsise te komunikimit per te shpjeguar qarte koncepte te veshtira, në inteligjencën emocionale dhe stërvitjen e mendjes, duke më bërë unike dhe është arma ime e fortë për të ndihmuar klientët e mi të krijojnë përmbushje profesionale e personale.

Menjëherë pas mbarimit të kolegjit me një diplomë në  "Biznes- Menaxhim- Financë", Lopari fillon të punoj në kompaninë: “Drug and Beauty Retail” me emrin “Walgreens Boots Alliance” si një trajnuese menaxhimi.

“Vendosmëria e fortë, aftësitë njohëse të biznesit dhe aftësia për të udhëhequr e ndikuar tek të tjerët më promovuan në rolet e burimeve njerëzore dhe përfundimisht në role udhëheqëse brenda kompanisë.”  thotë ajo.

Kështu që përvoja e saj 13 vjeçare në kompani te mëdha - korporata dhe ne biznesin e saj ne mbi 5 vite “tashme me pozicionon mua me eksperiencen e nevojshme te zhvillimit te bizneseve globale misionare online.” ka treguar Elona Lopari.

Image
Elona Lopari

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat