I
Yti emër nuk është vetëm i poetit që i këndoi atdheut
Vlera e fjalës sate matet me diamantet e botës
Ajo u shndërrua nga vargu- lule për Shqipëri...
Emri yt është qëndresë e lindur në stuhi
Në emrin tënd rrahin shumë zemra dhe flakërojnë shumë dashuri
II
Koha u vërenjt e qielli rigoi
E dini përse? Se Dritëroi na shkoi...
Dielli u fsheh, ylli n'qiell nuk ndriti
E dini përse? Se Dritëroi na iku
Nata është skëterrë, zemrat na lëngojnë
E dini përse? Vetëm për Dritëroin...
-Ty Nënë Shqipëri, më mirë kush t'këndoi
-Bijtë e mi më t'mirë: Naimi, Dritëroi...
Dritëro, dritësove me vargjet e tua
Atdheun e nderove, Vullkan i pashuar
Shpirti të ndrittë prore ty në përjetësi
Shqipet me dorë n'zemër po luten për ty...
Prehu i qetë n'paqe, i madhi poet
O Shpirt i trazuar si vala në det.