Fshati im është
Vendi ku kam lindur
Vendi ku jam rritur
Vendi ku kam qeshur
Vendi ku kam qarë
Ku për herë t'parë
Kam lozur me ujë
E me baltë.
Jam gëzuar
Me qiellin e kaltert
E tokën e artë.
Fshati im
Është vendi
Ku kam lindur
Ku e kam mësuar gjuhën
Ku kam dëgjuar prrallatë
Ku kam dëgjuar
Si blegron qingji
Si këndon bilbili
Kur male e fusha
I mbulon gjelbrimi.
Fshati im
Është vendi
Ku kam lindur
Ku kam shkuar
N'shkollë
Me shoqe e shokë
Mësuesi Ismail
Nga fshati Gajrak
N'a i ka mësuar
Për herë t'parë
36 shkronjatë e arta
T'gjuhës shqipe
Më t'ëmblës n'botë
Poullit më t'vjetër
T'gjyshës Evropë
Fshati im
Ka një emer t'bukur
E thrrasin Karvansari
Ka histori t'pasur
Dy kisha Ilire
Tri kulla dardane
Shumë rapsod këngësh
Mjekë e ingjinjerë
Gjuhëtarë e Dr.shkëncash
Kohdo që punojnë
Me shumë pasion
Kombin e ndihmojnë
Për t'ia ngritur imazhin
Që e meriton.