Sydritë vargu

Kultura

Sydritë vargu

Nga: Agim Desku Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 21:17
Shaban Dragidelles

Me yjet e jetës

U bëre edhe vet yll

Në një tokë si e shqipeve

U bërë dritë e diturisë

 

Fjalët e bukura i fale

Se ishe fjala vetë e bukur

Një atdhe i krijuar me emra

Sot dëshmorë të lirisë

 

Edhe nëpër ëndrra

Na krijove emra të vërtetë

Mësuesi im i mirë i jetës

Dashurinë ia falem atdheut

 

Koha e jonë ishte kohë ferri

Pesë shekuj errësirë robërie

Jetën e kishim në copa atomi

Deri këtu erdhem si Promethe të rikthyer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat