Linde i varfër
N'shkollë ishe i pari
Kush do ta mendonte
Se do t'jesh
Nderi i shqipëtarit?
Shqipërinë e lëshove
Bajram Currit i premtove
Se pêr jetë
Kudo që do të jesh
Do ta mbrosh nderin e atëdheut
Historinë e t'madhit Skënderbeut.
Na solle shumë vepra
Jo vetëm në shqip
Por edhe nga gjuhet tjera
Kahjamin dhe Shekëspirin
I mësove të flasin shqip.
Amerikës i tregove
Shqiptarë janë populli
Më i vjetër n'gadishullin Ilirik.
Vdiqe n'Amerikë
Me mallin për Shqipërinë.
Për detin e kristaltë
Bukuritë magjepse
Dhe bashkëkombasit tuaj
Që i deshte aq shumë
E nuk i harrove kurrë
Derdh aq shumë mund e lotë
Për t'i dalur Shqipërisë zotë
Vendit më t'bukur n'botë.