140-vjetori i lindjes së Fan Nolit, mbahet konferenca shkencore "Fan Noli poliedrik"

Kultura

140-vjetori i lindjes së Fan Nolit, mbahet konferenca shkencore "Fan Noli poliedrik"

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 11:52
Konferenca shkencore "Fan Noli poliedrik"

Në kuadër të 140-vjetorit të lindjes së Fan S. Nolit dhe të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Muzeun Historik Kombëtar u zhvillua konferenca shkencore "Fan Noli poliedrik". Kjo konferencë vjen si një bashkëpunim midis Muzeut Historik Kombëtar dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë por edhe kontributit të universiteteve të rretheve si ai i Elbasanit dhe i Gjirokastrës.

Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr.Dorian Koçi, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë midis Muzeut Historik Kombëtar dhe Akademisë së Shkencave. Duke u ndalur te figura e Nolit, Dr. Koçi theksoi se qëllimi i konferencës është që të nxjerrë në pah Fan Nolin si një figurë e shumëanshme poliedrike. Për këtë arsye është parë e udhës që pjesa e parë e konferencës ti kushtohet rrugëtimit historik të Nolit dhe pjesët në vijim kontributit të tij në themelimin e kishës apo përkthimit. Gjithashtu, Dr.Koçi mbajti dhe kumtesën me titull "Përvjetori i një Titani".

Kryetari i Akademisë së Shkencave Akademik.Sënder Gjinushi e cilësoi Nolin si një prej mendjeve më të ndritura që ka nxjerrë historia shqiptare dhe një person me formim enciklopedik të papërsëritshëm. Sipas tij, Noli do t'i bënte nderë çdo populli, gjuhe dhe historie. "Le të japin të gjithë së bashku kontributin tonë që kjo figurë të ndriçohet më mirë në këtë përvjetor", përfundoi Akademik Skënder Gjinushi

Image
Konferenca shkencore "Fan Noli poliedrik"

Në konferencën maratonë dhanë kontributin me kumtesat e tyre shkencore:

Prof. Dr. Fatos Tarifa me “Fan Noli, një zë i fuqishëm për pavarësinë e Shqipërisë nga përtej Atlantikut”,

Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, me “Noli në Lidhjen e Kombeve”,

Akademik Pëllumb Xhufi me “Noli dhe përpjekja e dështuar e 1924-ës”,

Prof. Dr. Hamit Kaba, me “Dilemat e Nolit për regjimin politik në Shqipëri: Zogu dhe Enveri”,

Akademik Beqir Meta me “Fan Noli dhe çështja kombëtare shqiptare në periudhën e luftës së ftohtë 1945-1965”,

Prof. Ass. Dr. Marenglen Kasmi me “Fan Noli dhe qeveria e tij në dokumentet e legatës gjermane në Tiranë”,

Akademik Vasil Tole me “Fan S. Noli dhe rëndësia e tij si kompozitor”,

Prof. Ass. Dr. Ardit Bido me “Roli i Fan Nolit në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare”,

Dr.Kastriot Gjika me "Fan Noli poet e shkrimtar, perceptimi historik i veprë së tij letrare",

Prof. Ass. Zaho Golemi me "Koncepti i Nolit për ushtrinë dhe xhandarmërinë",

Prof.Ass Rudina Mita me "Bashkëpunimi i Nolit me Aqif Pashë Elbasanin",

Prof.Ass. Shqyqyri Hysi me "Figura e Fan Nolit në faqet e gazetës Drita të Gjirokastrës 1920-1924",

Prof.Ass.Dr Vjollca Osja "Noli dhe përkthimi",

Z.Bedri Zyberi me "Krijmaria letrare e Nolit, aspekte të veçanta të saj",

Z.Andrea Llukani me "Kontributi i Nolit në përkthimet liturgjike".

Image
Konferenca shkencore "Fan Noli poliedrik"
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat