Jam tradhtar
Kam titullin "profesor"
Kam pasion n' politikë
Me thonë se je shqiptarë
Herë punojë për rus
E herë për serb e grekë
E për shqiptarë
Nuk e kam aq dert.
Kur erdhi Miloshi
Autonomin na rrëmbeu
Shkollat na i mbylli
Nxënësit na i helmojë
Profesorët na i burgosi
Unë tradhtari gjorë
Me njëherë u ula
N ‘karrigen që ma afrojë
Milloshit i thash
Ani pse jam "shqiptar"
Nuk ka as një rëndësi
Pranojë të punoj për serbë
Ty t'konsideroj udhëheqës
Ani pse helmon nxënës
E Studentët na i vret
Mu me intereson karriga
Edhe pakë pushtet.
Milloshi fillojë t'qesh
Unë jam i lumtur
Që hasi n'këso tradhtarë t'shkret
Që për pakë pushtet
Më shumë punojnë për serb
E tradhtojnë kombin e vetë.
Unë jam tradhtar
Kam shumë fytyra
Për moral s'kam dert
Jam n`gjendje ta shes Kosovën
Për karrigë e pushtët.
Ani pse e di se
Kur të vdes
N'varrin tim
Do t' shkruhet
Ky epitaf:
N'këtë varrë
Gjinden eshtrat e tradhtarit
Që për pak lek
E tradhtojë kombin e vetë
Gjatë gjithë jetës me disa shokë
Punoj për hegjemonizmin serb
E shiti Kosovën për pakë lekë
Më shumë për karrigë e pushtet.