Dash Brava e Ali Granata

Kultura

Dash Brava e Ali Granata

Nga: Fatmir Lohja Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 07:12
Fatmir Lohja

Një herë e një kohë Dash Brava dhe Ali Granata ishin miq, e ortakë të mirë. Njerëzia thonin;”- Lum si ata që shkojnë si babë, e birë!” Natyrisht ky urim vinte nga diferenca në moshë.

Një ditë të bukur u kacafyten ndërmjet vedit. Dikush thonte se sherrin e futën gratë.Një tjetër bënte be,e rrufe se zallamahinë e shkatuan paratë. Një tjetër, me shumë seriozitet, deklaronte se në konflikt i futën ambasadat.

Nderhynë dashamirsit për t’i pajtuar, por më keq u acaruan ortakët. Donin t’i hanin mishin shoqi-shoqit, për të poseduar zyrën e shoqërisë.Njëri përfaqësonte ishin, dhe tjetri të tanishmin, sipas rokadës që kanë bërë, për të qenë president të shoqerisë.

Nga zënka u pa,se edhe më përpara ortakët nuk kanë qenë krejt të sinqertë në ortakllëk. Si aktivitet kryesorë të shoqerisë kishin prodhim e montim të dyreve të blinduara. Dashi , pse ishte mjeshtër në montimin e bravave, mori edhe nofkën Brava. Alija qe specializuar për hapjen e dyerve, prandaj mori nofkën granata. Ndërro bravat Dashi për të mbajtur zyrat, hapi Alija me metodatat e tija.Një ditë hyri policija në mes, për t’a ndarë këtë sherr.

Avoktet e shfrytëzuan situatën me shumë mjeshtri,për të zgjidhur konfliktin me anë të gjykatave. Kacagfjelat, për të treguar epersinë ndaj kundërshatarit afruan për mbrojtje avokatët më të shtrejtë në treg si brënda, edhe jashtë vendit.

Nënzë thuhet se avokatët e palëve kundërshtare, merreshin vesh bukurmirë ndërmjet tyre .Në seancat gjygjësore dukej se po luhej një ndeshje volejbolli. Në çdo vendim gjykate, topi kalonte në rrjeten e kundërshtarit.Pse rivalët shkonin pikë me pikë, gjygjet vazhdonin me grintë, e intensitet.

Një ditë shteruan edhe bravat, edhe granatat.Avokatet avulluan pa marrë një vendim të formës se prerë nga gjykatat.Kjo përrallëz humoristike kalon brez , më brez , prej shumë dekadash, nga kombë të ndryshme.Për të thumbuar kacagjelat dhe pandershmerinë e avokatëve dikush i tregon babë e birë, një tjetër burrë e grua ,ortakë në bisnesshemra,.. … Kjo është arsyeja që humoristët mund ta tregojnë me emra të tjerë, nga varianti që dëgjova unë.

Thuhet, se palët në konflikt , kur u mbaruan paratë,dolën të jetojnë në zgafella si eremitë.E dhe sot ëndërrojnë , sa të bëjnë para, do të përzgjedhin avokatin më të mirë,për ta fituar gjygjin.Kjo është arsyeja që avakatët janë shumuar.

Përralla në lesh, shendeti për ne.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat