Nga kujtesa e një mërgimtarit:
Fllad vese në mëngjesin e një dite vere me sjellë në kujtesë bariun , duke mrizuar kopenë e deleve nën hijen e mrizeve të moçme të Kosovës, kur vapa kaplon çdo skutë toke në muajin gusht .
Nga dahi i vapës edhe pse larg, me shtihet se dëgjoj zhurmshëm këngën e gjinkallave në lugjet e Kosovës, atje ku me kanë mbetur shumë kujtime. .
Dhimbje, mallëngjim, jeta pa mëshirshëm përplaset në shkëmbinjtë e shkretëtirës së mërgimit, por heshtje jo më mirë grishje, ndonëse heshtja pjellë vdekjen dhe kujtesa nuk ribëhet përsëri ...