Sot, do të të nxjerrë nga thellësia e shpirtit
E s’do të kthehesh kurrë me aty nga ku buron
Brenda teje fjalë, është porosia e madhe
Pra shko ti atje ku malli të dërgon,
Përshëndeti të mërguarit,
Uroji edhe ngushëlloj
Fjalë!
Dhe ti më fal mua
Që për mallin tim dhe ty të mërgova....
Por ti më je e vetmja që porosinë ta besova!