Kosovë, të dua për lulet në lëndina e djerrina,
Për ujin që gurgullon ndër pjerrina e shpatina,
Për tufat me dele e dhi që mrizojnë në stane,
Për bëmat e tua në Luftën e Madhe…
Të dua për Isë Boletinë e Sefë Kosharë,
Për Hasan Prishtinë e Adem Jasharë,
Për Adem Demaçin, rebelin e fundit,
Të dua për veprën e Sabri Maxhunit…
Të dua për Din Mehmetin, Azem Shkrelin,
Për fjalën e bukur në buzë të poetëve,
Të dua për gurin e varrit dhe të themelit
Dhe do të të dua ty në jetë të jetëve…