Pse po heshtin prokurorët e Speciales?

Kultura

Pse po heshtin prokurorët e Speciales?

Nga: Osman Caka Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 15:45
Kopertina e revistës

Një ditë nga gjumi nëna u zgjue
Filloi ëndrrën e saj me e tregue.
Ajo pa pritmas u drejtu nga Zoti
Nga sytë e saj ranë disa pika loti.

Sërbet që vran po sillen të qetë
Plot tani qe njëzet e dy vjetë…
Ku jan’prokurët e speciles sonë
Këtë vepër të randë ta gjykojnë!

Fare nuk dita djalit çka t’i them
Nuk e dij prokurorët se ku janë.
Kush nga këta as nuk interesohet
Shpejt gjaku juaj do të harrohet!

Marrin rrogat nga tatimet tona
Për ata është rrafsh Kosova…
Për viktimat nuk mërziten fare
Korbat i mbushin xhepat me pare.

Me habi më shikoi për këto fjalë
Gjat’natës në ëndërr i imi djalë…
I mallkoft’Zoti ishte fjala e fundit
Shpirti im iku, mua më doli gjumi.

MËRGIMI KOSOVAR

Më tregoni kjo rini ku po tretet
Athua vallë rinia do të këthehet,
E kan marrë rrugën e pa këthim
Vendlinja jonë po mbetet jetim.

Nga vendlindja largohet rinia
Këtu ma nuk po qan as fëmija,
Del me i pritë nanë zezë te dera
Gjithmonë po i pret ajo e mjera.

Te rijt largohen drejt perëndimit
Ata nenës ia lanë lotët e pikllimit,
Dielli t’shkretës nanë i duket hanë
S’ka kush ta thërrasë: Ku je nanë?

Nuk e dij thot: Si do të më kalojë jeta
Sepse unë mbeta e vetmuar, e shkreta,
Kurrë ma nuk e ndigjoj zanin e fëmisë
Si ta kaloj unë këtë moshë të pleqërisë?

Kurrë n’jetën time nuk kam mendu
Sofrën e bukës vetë me ua shtru,
Mos ka kush të ofroj një gotë ujë
Po i rrita fëmijt për vend të huaj!

Mbet Kosova me pleq e plaka
Nënës së shkretë po i del flaka,
Dikur vendlindja ime ishte e gjallë
Tani unë nuk kam çikë e as djalë!

PËRKUSHTIM

(Advije Ballacakut)

Kjo zonjë qē ndihmoj popullin
Populli e falemenderon Zotin
Për një femër zemër té madhe
Që kaloi fusha lugina e male.

E buzëqeshur ēshtë tërë jetën
Në punē s’e kurseu vetēveten,
Kurrnjëherë nuk ēshtë kursy
Tërë jetën duke vakcinuar fëmijë.

Kjo Zonjë me zemer të madhe
Kaloi gjithmonë fusha e male,
Vapa e acari kurrë s’e kan ndalë
Vetëm fëmijëve zot me ju dalë.

Në këto momente veprimtari i çeshtjës kombëtare Zt. Xhemal R. Lama dhe bashkëshortja e tij, Zonja Nadije, sot vendosën flamujt e rij te Kulla e Ilir Cakës në lagjen Cakaj nē Va të Kaçanikut. Çiftin bashkéshortor fare nuk pengoi bora dhe acari që mbretërtonte në Kosovē. Nëna e Ilirit edhe unē vetëm mundemi me iu thanë NJË FALËNDERIM E NDERIM të madhë. Zoti ju bekoftË dhe ju dhashtë shëndet dhe bereqet!

E BUKURA DUBRAVJANE

Moj e bukura çikë Dubravjane
Na mahnit me bukurinë tane
Na mahnite me atë bukuri
Faqet mollë e buzët qershi.

Dubrovjane rrezja e diellit
M’i ke ngjyrat e ylberit
M'je si lulet me kurorë
E veçant’si lulja n'borë

Hijeshinë ma ke prej bjeshke
Bahçe fushat, lule pjeshke
Jargovan e lule dardhë
Mjaltë blete e shpirt bardhë.

Bukuroshja e malit t'Sharrit
Kur të shoh digjem prej zjarrit
Shtat selvi e mes këputur
Tët' kem pranë, në Zot lutur!

(Manchester, 22.01.2021)

VATJANET KU JAN TRET

Pse bilbili i Sharrit më nuk po këndon
Vatjanja ate tash s'po e shoqëron,
Athua pse bilbilat s'këndojnë te kroni
Si dikurë? Këte a mund të ma thoni.

A më tregoni Vatjanet ku janë tretë
Pse krojet tona kan mbetur shkretë,
Atha pse syzezat larg kan shkue
E I ke lan bilbilat tash pa këndue.

Por ti ke ikur larg në vend të huaj
Veç me ia kënaq zemrën dikuj,
O bilbili Sharrit e ke ndal at za
Pse Vatjanet belholla nuk po duken ma!

Pse mrizet e Sharrit mbetën shkret
Shqipet e malit na ikën në gurbet,
Athua pse sot po vajton Kulla e Gurit
Pse nuk ndëgjjohet më fjala e burrit.

Ka mbetur Sharri pa Vatjanet e bukura
Kur dikur fluturonin si flutura,
Pa bareshat syzeza ne derën e stanit
Malet e krojet pa fyell t'çobanit.

(Manchester, 25.01.2022)

KUR VJEN TREMBËDHJET PRILLI

Dita e trembëdhjetë prillit
Ma përkujton ramjen e Ilirit,
Ai u vra nga dora gjakatare
Ishte n’roje të tokave shqiptare.

Ishte i ri shtatëmbëdhjetë vjeçar
Bishat serbe kur e kanë vrarë,
U godit mu në mes të lumit
Kur në zemër e mori plumbi.

Krejt uji i lumit u ba me gjak
Pak pa vdekë ai foli pak:
Kurrë s’dorëzohem moj shkini
Se unë sot po vdes për liri!

Sa herë trembëdhjetë prilli vjen
Nënë Nevrien te varri e gjen
Vrasja e Ilirit e ka shkatërrue
Veç me ilaçe tue jetue.

Fushë male sot po krenohen
Për Ilirin që nuk harrohet,
Krenohet nëna për djalin e vet
Nuk e harron kurrë përjetë

Thotë për mua se s’ka pranverë
Derisa të takohem lart në qiell,
Nuk e din nëna hallin që ka
Don ta din djali si ju vra.

Por në za gjithmonë ajo e ndigjon
Përherë te varri kur i shkon,
Një thirrje i vjen lart nga Sharri
I thot: Për liri t’u ka vra djali!

Të varri ajo gjithmonë me të folë
Qëndron te varri deri vonë,
Niset nana drejt te Kulla e Gurit
Krahëhapur e pret shqipja e flamurit.

(Manchester, 26 Janar 2022)

ELEGJIA E TREMBËDHJETË PRILLIT

Ishte gati të perëndojë dielli
Në Kullën tonë errdhi haberi,
Trupi Iliri në lum është gjetë
Trimi ma nuk është në jetë.

Mujë Kovaçi tha më ngadalë
Fort u mundua të mos qajë,
Azem Dalloshi e nxorri nga lumi
Por kurrë dhimja s’e lëkundi.

Kurrnjëherë për këte nuk ka folë
Tha se e kemi kry detyrën tonë,
Kurrë nuk flet ai nga modestia
Thot unë i kam kry detyrat e mia.

Por kur morra këtë lajm të zi
Jam nisur në drejtim të tij,
Nuk desha gruas me i tregue
Se Ilirin e kanë pushkatue.

Kur më ka parë se kam ikë
Zemra porsi qiri iu ka fikë,
Nënë Nevrijes zemra ia ka nie
E ka rrokë një dallgë mërzie.

Ka nisur e shkreta fol me veti
Athue Ilirin çka ma gjeti,
Shpejt nëna del prej shtëpisë
Kur ia pa flakën çatisë.

Unë te Lepenci mbrrina shpejt
Te kufoma takova kater vet,
Femin,Kadrin,Bajrushin e Sinani
Nga këta ngushllime ma bani.

Fare nuk e dij sa jam permbajtur unë
E dij sa nuk kam folur shumë,
Dij se kam than djali im të fundit
Në prezencë te kufoma afër lumit.

E dij se shumë kohë nuk vonoj
U thash te Haziz Xhokli dikush të shkoj
Që t’i kumtoj atij një lajmë të zi
Se Ramadani i ka ra për liri.

Një qerre me kali nga vendlindja ka ardhë
Trupin e Ilir Cakës me e marrë,
Vllau im Shabani e Rexhep Tifeku
E morrën kufomën edhe hecën.

Rrugën për te shtëpia e vazhdova
Atje gjamë e vaj unë ndigjova,
Plot kufoma të vram pash at natë
Ishte errësuar ajo natë e gjatë.

Në drejt tim të nanës unë jam nis
Mu duk e madhe sa një lis,
Me fjalë të dhimbjes iu dretova
Ajo ishte e forte, nuk besova.

U drejtua me fjalë: Burr banu i fort
Sepse djali i jon Iliri për liri ra sot,
Në krahnor ajo kishte dhimbje të madhe
Por m’u dukë më e madhe sa këto male.

Nuk vonoj shumë zbardhi agimi
Me dhimbje e me lot trishtimi,
Ajo për te kufomat u nis ballëart
Me at shpirt ajo ishte dritë e artë.

Nënë Nevrija burrave u tha fjalën e fundit
E dij bijt e mi se juve morri plumbi,
Por gjaku i juaj është vetë liria
Bijt e mi jeni heronjë e trojeve të mia.

Dikurë nga mesdita u ba vorri
Këtu pushon trupi i trimit,
Njëmbëdhjet vorre me dhe të zi
Gjithë këto trima ranë për liri.

BUKRUOSHJA E KAÇANIKUT

Moj e bardha atje në grykë,
Porsi shqipe m’i ke sytë,
Bukuroshe n’brigjet e lumit,
Të thonë se je fjala e fundit!

Kaçanikase me belin si selvi,
Shpirtbardhë je porsi flori,
Për bukuroshen kanë thanë,
Se është puntore porsi zanë.

Bukuroshe moj lulja e Sharrit,
Je një zanë si puhija e beharit,
Nikoqire janë çikat e Kaçanikut,
Sikur ujë lumi që po i ik grykës.

Kaçanikase ma e bardhë se bora,
Të gjata porsi lisat me kurora,
Qëndronjn’në grykë si shqiponja,
Bukuroshet e maleve tona.

(Britani e Madhe, 30.01.2022)

Adnan Murseli

POEZI PËR ILlR CAKËN

Ku na erdhi muaji i prillit,
po rrëzojn rrezet e diellit,
po e ndryçon dritën e hënës,
por ti parë lotët e nënës.

Lotët e nënës po pikojn gjakë,
nuk po i hiqet ai merak.
Qysh i ike djal nga dora,
e të vranë ata orrla.

Ata orrla,orrla e zi,
që masakruan pleq e fëmijë.
Kur valët e lumit gjëmojn,
zërin tënd ILIR po e ndëgjojm.

Gjaku yt aty ku pikoj,
edhe lumin lepenc e shtjerroj.
Aty qelin lulë buzhuri,
në atë vend është vurë Flamuri.

S’je i vdekur por je i gjallë,
ashtu afër të mbajn babë e nënë.
Mallku qoftë ajo dorë mizore,
ta ndali rriten e ta ndali shkollën.

Në krahët tëndë shihet shqiponja,
Fotoja juaj në votrat tona.
Nënë e Babë s’do vajtojnë,
çdo ditëlindje do ta festojnë.

Ilir linde e Ilir shkove.
Për liri jetën e flijove.
Në krahët e tu valon shqiponja,
të kujtojn të gjitha fshatrat tona.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat