Porsi re e bardhë
M’erdhe fluturim
E unë vrik shpejtova
T’hidhem n’ përqafim
Syçkat seç t’u skuqën
Faqet t’u bënë all
E unë për ty kisha
Mallin sa një mal
Tani Ti po prehesh
Në timin kraharor
Ndriçon shpirtin tim
Si një meteor
Bashkë të përqafuar
Si n’t’bukurën përrallë
Po shfletojmë kujtimet
Nga faqja e parë.