Të lutem eja më rino
Më ndez zjarrin e djalërisë
M`i hap portat e mbyllura
Më beko
Sa s’më ka humbur durimi
Eja se nesër askush nuk ka për të besuar
Mos ngel fajtore
Mos prit fundin e fjalës së pathënë
Më dhuro aromë festive
Eja, dashurinë mos e nxirr nga radha,
Sa nuk më është ndalur fryma.
Nuk do ndalem
Akullin nëse e shkrij me lotë të ngrohtë
Nëse kujtesa ime shtrydhet si rrobë e larë
Nëse nuk vij këtë verë me diellin e ngrohtē
Dije se diçka e shëmtuar më ka ngjarë
Do të krekosem i përgjakur
I molisur në dhembje
Nuk do ndalem pa ardhur për ty
Si rilindje.