Njëra këmbë në Zvicër,
Tjetra këmbë në Lurë,
Deshe që mes tyre
Të vije një urë…
Shumë e deshe Lurën,
Deshe shqiptarinë,
Nën petkun e priftit,
E fshehe alltinë…
Në qoftë me vdekë nesër
Ma mirë vdesim sot,
O ikonë e Lurës,
Për sot e për mot!
Pavarësinë shqiptare
Pate nën lëkurë,
Ti, o kryeshqipe,
Mos e ul flamurë!
Ti, o kryeshqipe,
O bekim hyjnie,
Kryearkitekt
N’themel Pavarësie!
Njëra këmbë në Zvicër,
Tjetra këmbë në Lurë,
Në shpirtin lurian
U ngrite flamurë…
Në shpirtin lurian
Në shpirtin shqiptar,
Të kemi ikonë,
Të kemi të parë!